Katedralja zgjatë orarin e vizitave në këmbanare

Jul 24 • Kisha në Kosovë

Katedralja Nënë Tereza në Prishtinë, përmes faqes së saj zyrtare në facebook, ka lajmëruar se për shkak të kërkesave të njëpasnjëshme të vizitorëve gjatë kohës së verës, për të vizituar katedralen dhe këmbanarën edhe në oraret më të vona, Katedralja ka zgjatur orarin për vizitorë.

Nga sot, e hënë, 24 korrik, gjatë tërë muajit gusht e deri në fillim të shtatorit, orari i vizitave në këmbanare, do të jetë deri në ora 21:00, thuhet në postimin e Katedrales.

Për të gjithë të interesuarit, hapja bëhet në ora 08:00 të mëngjesit e zgjatë deri në ora 21:00 të mbrëmjes.
Ky orar vlen për gjitha ditët e javës, përveç ditëve të diela, që paradite këmbanarja do të jetë e mbyllur, për shkak se kremtohet mesha. Hapja për vizitorë do të bëhet pasdite në ora 16:00 -21:00./drita.info

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »