Njerëzit (nuk) e pranojnë fjalën e Zotit në mënyra të ndryshme

Jul 26 • Meditimi i ditës

26 korrik 2017 – E mërkure, Shna Prenda, virgjër e martire, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dal 16,1-5.9-15; Ps 78,18-19.23-28; Mt 13,1-9)

 

Prania e Hyjit

Gjëja që përpiqem të bëj këtu në këtë moment është që kohën ta lë më një anë
dhe të përqendrohem në jetën time, atë fizike – në kohë, dhe atë shpirtërore.
Provoj ta paramendoj Jezusin ulur pranë meje
dhe bisedoj me të mbi të gjitha çfarë është duke më ndodhur në jetë.
Provoj ta marr vesh që në mundësi të panumërta
Jezusi hyn në rrethanat e përditshme të jetës sime.
E pra, jeta kalon shpejt dhe shumë gjëra ndodhin.
Ngarkesa dhe obligime të ndryshme shpesh herë e shmangin këtë vetëdije për praninë e Hyjit në jetën time të përditshme. Jam i/e vetëdijshëm/e për këtë, dhe dëshiroj të bëjë diçka.
Sa për tash, provoj të qëndroj i/e qetë dhe i/e se çfarë dëshiron të më thotë prania e Tij.

 

Liria

Do të provoj që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet
që ndoshta më mundojnë në këtë moment.
Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.
Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.
Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.
Lexoj pa u ngutur
dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Mt 13, 1-9

 

1 Atë ditë Jezusi doli prej shtëpisë dhe u ul të rrijë buzë detit. 2 Një turmë e madhe populli ngarendi tek ai kështu që hipi në barkë e u ul ndenjur, kurse mbarë populli zuri vend në breg.
3 U foli për shumë gjëra në shëmbëlltyra.
Kështu u tha:
4 “Doli mbjellësi për të mbjellë. Ndërsa po mbillte, disa kokrra ranë pranë udhës, erdhën shpendët dhe i hëngrën. 5 Disa ranë në zallinë, ku kishte pak dhe. Mbinë shpejt, sepse nuk e kishin tokën e thellë. 6 Porse, kur doli dielli, u vyshkën prej vapës dhe u thanë, pse nuk kishin rrënjë. 7 Disa të tjera ranë në ferra. Ferrat u rritën e ua zunë frymën. 8 Kurse disa të tjera ranë në tokë të mirë e ato dhanë fryt: njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish e tjetra tridhjetëfish.
9 Kush ka veshë, le të dëgjojë!”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimi Shenjt:

 

  • Llojet e ndryshme të tokës mbi të cilën bie kokrra përfaqësojnë mënyrat e ndryshme me të cilat pranohet fjala e Zotit. Shkalla e ndjeshmërisë dhe pranimit varet nga çdo person veç e veç dhe nga rrethanat e veçanta të jetës së tij o të saj. Parabola (shembulli) jep shpresë dhe inkurajim për shkak të tokës së mirë dhe të korrave që vijojnë.
  • U mblodhën aq shumë njerëz për të parë e dëgjuar sa që Jezusit iu desh të hynte në barkë dhe të predikontenga ajo. Njerëzit ishin të uritur për ushqim shpirtëror dhe për udhëheqje.
  • O Zot Jezus, po lus për Kishën dhe të gjithë besimtarët sot. Na bëjë një bashkësi dishepujsh/nxënësish me shikim të përqendruar në ty.

 

Bashkëbisedimi

Si e kam përjetuar Fjalën e Hyjit? A më ka lënë të ftohtë?
A më ka ngushëlluar apo nxitur që të veproj më ndryshe?
E paramendoj Jezusin sesi është duke qëndruar apo ulur pranë meje,
i drejtohem dhe i tregoj gjithçka ndiej.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »