A e falenderon Zotin që mund të bësh mirë?

Aug 1 • Meditimi i ditës

1 gusht 2017 – E marte, Shën Alfons Liguori, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dal 33,7-11; 34,5b-9.28; Ps 103,6-13; Mt 13,36-43)

 

Prania e Hyjit

Para se të fillosh tërheqjen tënde shpirtërore, pusho një moment duke i lënë mënjanë shpërqendrimet.
Qetësohu dhe fokusoje mendjen dhe zemrën tënde në praninë e dashur të Zotit,
i cili është me ty ndërsa po nisesh në këtë rrugëtim.

 

Liria

Kur e ndiej veten të robëruar dhe kur gjithçka më tendosë, më ngarkon,
madje edhe atëherë kur rrezet e diellit nuk arrijnë në vendin ku ndodhem,
edhe atëherë, në heshtjen e heshtjes, shpirti im është i lirë dhe i papenguar.
Në këtë liri të shpirtit po të drejtohem ty.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,
ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mundem ta shoh ku ka qenë Zoti i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.
Lexoj pa u ngutur
dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Mt 13,36-43

 

36 Atëherë e shpërndau turmën dhe hyri në shtëpi. Nxënësit iu afruan dhe e pyetën:
“Na e shtjello shëmbëlltyrën e egjrës së arës.”
37 Ai u përgjigj:
“Ai që e mbjell farën e mirë, është Biri i njeriut. 38 Ara është bota. Fara e mirë janë ata që i përkasin Mbretërisë. Egjra paraqet ata që i përkasin Qoftëlargut. 39 Armiku që mbolli egjrën është djalli. Korrja është mbarimi i botës. Korrtarët janë engjëjt. 40 Siç mblidhet egjra e digjet në zjarr, kështu do të ndodhë në mbarimin e botës. 41 Biri i njeriut do t’i dërgojë engjëjt e vet për t’i mbledhur në Mbretërinë e tij të gjithë ngashnjyesit dhe ata që bëjnë keq, 42 e do t’i hedhin në furrë të ndezur, ku do të jetë vaj e kërcëllim dhëmbësh. 43 Kurse të drejtët, atëherë, do të shndrisin porsi dielli në Mbretërinë e Atit të tyre.
Kush ka veshë, le të dëgjojë!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi përdor imazhin e arës për të shpjeguar praninë e së mirës dhe së keqes në botë dhe për të treguar se sikëto forca manifestohen në fundin e kohës. Farën e mirë e mbjellë Jezusi që me dritën dhe dashurinë e tij më ndihmontë rritem në mënyrë që të mund të jap shumë fryt, dhe të shkëlqej si dielli në Mbretërinë e qiejve.
  • Shpreh falënderimet e mia për frytet e besimit dhe mirësisë me anë të të cilave Jezusi vepron në jetën time. Iaparaqes të gjitha dobësitë që mund të pengojnë rritjen time si fëmijë i Hyjit. Në dritën e dashurisë së tij të madhe ndajmeje, lus për faljen e mëkateve.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, po më flet me tekstin e Shkrimit Shenjt.
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes sate të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »