Vatikani dhe Shqipëria gjithmonë e më pranë njëri-tjetrit

Aug 1 • INTERVISTË

Me rastin e kalimit në amshim të Sh. T. Rrok Logu, ish ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, po e japim një intervistë të bërë enkas për Revistën “Drita” në vitin 2012, në të cilën fletë për marrëdhëniet dypalëshe mes R. Shqipërsië dhe Vatikanit. Me këtë rast zie, shprehim falënderimet tona për bashkëpunimin me revistën tonë. Redaksia e Rev. “Drita” shpreh ngushëllimet familjes Logu dhe diplomacisë shqiptare për humbjen e diplomatit të tyre. Zoti e shpërbleftë me jetën e pasosur. Pushoftë në Paqe!

 

Drita: Meqë është hera e para e komunikimit Tuaj përmes revistës sonë ‘Drita’, na thoni diçka për jetën dhe familjen Tuaj?

Jam lind nё një familje të madhe, me shumë motra e vёllezёr. Jam ushqye nga dashuria e prindërve, e me pasionin për librat e për shkollën. Nana me babën kanë qenë modeli i duresës nё vёshtirёsi e i shpresës, duke u mbështet gjithmonë te dashuria për Hyjin e njerëzit.

Jam diplomuar inxhinier elektrik energjitik,  mё 1987,  nё Fakultetin Politeknik tё Universitetit tё Tiranёs. Pas viteve tё para, si inxhinier nё vepra tё rёndёsishme hidroenergjitike tё Vendit, e nё ndërmarrje elektrike tё qytetit tim të Shkodrës, kam qenë për disa vite, deri në fillimin e shërbimit diplomatik, docent i jashtëm nё Universitetin Politeknik. Kam bashkëpunuar si drejtues teknik nё projekte tё ndryshme pranë Caritas-it shqiptar, italian,  e atij zviceran. Nga viti 2004-2006, kam qenë anëtar i Komitetit Shtetëror për Kultet.

Nё shtator 2006, jam emëruar Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Republikës sё Shqipёrisё nё Vatikan. Jam i martuar me Boren (l. Tarri). Bora ka punuar docente e gjuhës shqipe nё Universitetin e Shkodrёs dhe si lektore e jashtme nё Universitetin e Tiranёs. Kemi dy fёmijё, Martini (19 vjeҫ) e Antonia (8 vjeҫe).

 

Drita: Çka e bën të veçantë jetën dhe misionin Tuaj në detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, në Vatikan?

Jetën nё kёtё shërbim diplomatik e bёn tё veҫantё dhe tё qenurit nё mision e mbush çdo ditё me ndjesinë e pёrgjegjёsisё pёr përmbushjen e detyrave, si pёrfaqёsues i Vendit tim pranë Vatikanit. Misioni diplomatik nё kёtё pёrfaqёsi ёshtё mjaft dinamik. Fjalёt e Shenjtёrisё sё Tij, Papёs Benedikti XVI, e veprimtaritё e shumta ndërkombëtare, qё organizojnё institucionet e ndryshme, me karakter fetar, kulturor, shkencor, pёrbёjnё njё gurrё mesazhesh tё vlefshme pёr botёn mbarё, tё cilat duhen pёrcjell me vёmendje e dashuri drejt Vendit tёnd. Njё pikё interesante janё edhe raportet e marrёdhёniet me homologёt e misioneve tё vendeve tё ndryshme nga mbarё bota, tё akredituar pranё Vatikanit, si dhe shkёmbimi i pёrvojave dhe ndërtimi i urave tё bashkёpunimit.

 

Drita: Me rastin e 20-të vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin, keni organizuar një festë, në të cilën keni ftuar personalitete të ndryshme nga bota kishtare, diplomatike dhe ajo laike. Cilat janë mbresat Tuaja në lidhje me këtë eveniment, nikoqir i së cilës ishit pikërisht Ju?

Me 20 tetor 2011, nё Abacinё benediktine “Shёn Anselmi”, nё Romё, u pёrkujtua nё një mёnyrё solemne, me Meshё shenjte, 20 vjetori i vendosjes së marrёdhenieve diplomatike nё mes Shqipёrisё e Vatikanit. Nё kёtё veprimtari jubilare mori pjesё pёrfaqёsuesi i lartё i Qeverisё shqiptare, Ministri i Kulturёs, Rinisё, Turizmit e Sporteve, z. Aldo Bumҫi.

Mesha u celebrua nga Eminenca e Tij, Kardinali Angelo Sodano, Dekan i Kolegjit tё Kardinalёve tё Kishёs Romane, nё bashkёcelebrim me argjipeshkvijtë,  Shkëlqesia e Tij, imzot Rrok Mirdita, e Shkëlqesia e Tij, imzot Luҫian Avgustini, tё ardhur enkas nga Shqipёria pёr kёtё ngjarje tё shënjuar, e me njё numër jo tё vogël tё meshtarëve shqiptarë, qё ndodhen nё vende tё ndryshme tё Italisё, pёr arsye shërbimi apo studimi. Na gёzoi e na nderoi prania e Eminencёs sё Tij, Kardinali Ivan Dias, i pari Nunc Apostolik nё Shqipёri.

Nё kёtё ditё gёzimi, lutjeje e falënderimi ndaj Hyjit, u bashkuan me ne ambasadorё e pёrfaqёsues diplomatikё nga shumё vende tё botёs, tё akredituara pranё Selisё sё Shenjtё. Mbas meshe, pёr tё pranishmit u ofrua njё koktej nё mjediset e Abacisё

Nё njё pёrjetim tё tillё, mendimi e mirёnjohja e thellё shkon te martirёt e Fesё dhe tё dёnuarit e Ndërgjegjes, nё periudhën e diktaturёs komuniste nё Shqipёri.

Nё njё ditё gёzimi e falënderimi, ёshtё bukur me kundrue edhe rrugёn qё kanё pёrshkuar dy vendet nё marrёdhёniet ne mes tyre. Etapat mё tё rёndёsishme tё kёsaj ecje janё disa, por me kёtё rast do tё shёnoja; mё 2002, u nёnshkrua nё Tiranё, Marrёveshja e bashkёpunimit ndërshtetëror; mё 2005, Parlamenti i Shqipёrisё aprovoi Ligjin Aplikativ nё zbatim tё marrёveshjes sё mёsipёrme; mё 2007, Parlamenti shqiptar miratoi njё ligj tё rёndёsishёm pёr ҫёshtjet Financiare tё enteve tё Kishёs Katolike.

Nё misionin tonё, njё vёmendje e veҫantё i ёshtё kushtuar themelimit tё disa marrёveshjeve dobiprurёse nё fushёn e shendetёsisё, ne mes Ministrisё sё Shendetёsisё sё Shqipёrisё e Qendrave kёrkimore-shkencore e spitalore, me famё botёrore, ente tё Selisё sё Shenjtё.

Kёshtu, kujtojmё qё prej vitit 2007, kur u nёnshkrua nё Vatikan akordi i bashkёpunimit nё mes MSH-sё dhe Qendrёs kёrkimore-spitalore “Bambino Gèsu”, e nё vitet nё vijim u realizuan edhe dy mundёsi tё tjera bashkёpunimi, nё mes tё dikasterit tё shendetёsisё shqiptare e Qendrёs sё mirёnjohur “Shtёpia e lehtёsimit tё dhimbjeve” (mё 2008), si dhe Universitetit Katolik “Sacro Cuore” dhe Poliklinikёs “A. Gemelli” (mё 2010).

Nё kujdesin tonё ka qenё edhe realizimi, nё prill 2011, nё Romë, i nёnshkrimit tё njё tjetёr marrёveshje, kjo nё fushёn e Turizmit,  nё mes dy vendeve. Kjo marrёveshje u nёnshkrua nё mes Ministrisё sё Kulturёs, Turizmit, Rinisё e Sporteve tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe Opera Romana dei Pellegrinaggi (ent shumë i rёndёsishёm turistik i Selisё sё Shenjtё).

Shprehje e qartё e kёtij bashkёpunimi intensiv dhe tё frytshёm ёshtё edhe shkёmbimi i vazhdueshёm, ndër kёto vite, i vizitave reciproke nё nivelet mё tё larta shtetërore tё dy vendeve.

Nёnvizojmё me ȃndje, se nё punёn tonё tё pёrditshme, nё kёtё Pёrfaqёsi diplomatike, kemi nё dorё, pёrkrah kurimit e lavrimit të bashkёpunimeve tё mёsipёrme, edhe ndërtimin e bashkёpunimeve nё fusha tё tjera. Kёshtu, dy shtetet janё gjithmonё e më pranё njeri-tjetrit.

 

Drita: Shkëlqesi, ju jeni edhe Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i R. Sh. pranë Urdhrit Sovran të Maltës. Si mund t’i përshkruani marrëdhëniet midis dy vendeve?

Marrёdheniet diplomatike nё mes Shqipёrisё e Urdhrit tё Maltёs janё vendosur mё 1994. Njё vit pas fillimit tё misionit pranё Vatikanit, u emёrova edhe Ambasador i Jashtёzakonshem e Fuqiplotё i Republikёs sё Shqipёrisё pranё Urdhrit Sovran tё Maltёs. Kёtё vit kemi firmosur marrёveshjen e parё ndërshtetërore nё fushёn e postave. Urdhri Sovran i Maltёs ёshtё prezent me veprimtarinё humanitare me qendёr nё Shkodër “Malteser ndihmon Shqipёrinё”, prej 17 vitesh. Nё tё ardhmen ёshtё e hapur mundёsia e thellimit tё bashkёpunimit mes dy shteteve.

 

Drita: Pikërisht këtë vit keni firmosur protokollin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisё, Turizmit e Sporteve të Republikës së Shqipërisë dhe Opera Romana Pellegrinaggi. Çka nënkupton kjo marrëveshje?

Duke qenё njё nga prioritet e veҫanta tё Qeverisё shqiptare prezantimi i vendit tonё, si vend me vlera tё veҫanta natyrore dhe me njё trashëgimi  tё pasur historike, u bё e mundur nga ana jonё, firmosja e njё marrёveshje nё fushёn e Turizmit, nё mes MKTRS dhe ORP. Ky akord bashkёpunimi parashikon tё ngrejё itineraret e shtegtimit drejt Tokёs Shenjte, duke riaktivizuar rrugёt e lashta Aquilea e Egnantia, qё siҫ dihet, tё dyja bashkohen nё territorin shqiptar, pikёrisht nё Durrёs. Ky pёrkim e bёn vendin tonё njё pikё ndalese shumë interesante pёr shtegtarёt qё vijnё nga Perëndimi drejt Lindjes, dhe pёr ata qё vijnё nga Lindja drejt Romёs e qytetit Campostella. Shqipёria do t’i afrohet shtegtarёve nga mbarё bota, me tё gjitha pasuritё e saj natyrore, arkeologjike, etnografike, folklorike, si dhe nё fushёn e kulinarisё.

 

Drita: Në takimet e Juaja të shumta më përfaqësues të Vatikanit, por edhe me diplomatë të shumë shteteve të pranishëm në Vatikan, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sa ja arrini t’i kushtoni rëndësi kësaj çështje?

Do tё deshiroja me theksue,  se pёr diplomacinё shqiptare ҫёshtjet e Kosovёs,  nё tё gjitha etapat e saj, kanё qenё njё prioritet i veҫantё. Misioni ynё diplomatik pranё Selisё sё Shenjtё, ashtu dhe Misionet e tjera tё Shqipёrisё nёpёr botё, kanë qenё shumë aktive nё zbatimin e tё gjitha udhëzimeve, e porosive dhёnё nga Ministria e Jashtme shqiptare, si para shpalljes sё Pavarёsisё,  ashtu edhe pas saj. Pak ditё para shpalljes sё Pavarёsisё, ne kemi pritur e shoqёruar vizitёn e Presidentit tё Kosovёs, z. Fatmir Sejdiu te Ati Shenjtё, Benedikti XVI. Pas shpalljes sё Pavarёsisё dhe vendosjes sё Ambasadёs sё shtetit tuaj nё Romё, pranё shtetit italian, kemi pas dhe vazhdojmë të kemi njё bashkёpunim tё ngushtё.

 

Drita: Çka do të veçonit, si ngjarje më kryesore, që e karakterizon historinë njëzetvjeçare të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan?

Ngjarja mё kryesore nё kёto 20 vite ёshtё, padyshim, vizita historike, e paharrueshme, mё 25 prill 1993, e tё Lumit Papa Gjon Pali II nё Shqipёri dhe ringritja e hierarkisё kishtare.

Duke filluar kёshtu njё jetё e re me Zotin, nё njё vend qё kishte njohur, si rrallё kush tjetёr, netёt e errёta tё njё diktature tё rreptё.  Kjo vizitё e kjo vepёr e Atit Shenjtё, Gjon Palit II, ёshtё dёshmi e qartё e vёmendjes dhe kujdesit tё pёrkorё tё Selisё së Shenjtё pёr popullin tim, e historinё tonё.

 

Drita: Prej një kohe nё Ambasadën e Shqipёrisё nё Vatikan ёshtё hapur dhe shërbimi konsullor. Çfarë ofron ky shërbim?                  

Prej vitit 2008 ёshtё themeluar shërbimi konsullor, i cili ofron pajisjen me vizё hyrёse pёr misionarёt e misionaret, qё hyjnё nё Shqipёri, si dhe legalizimin e dokumentave tё Universiteteve e Instituteve  Papnore.       

 

Drita: Pasi që zëri ynë, përmes revistës sonë ‘Drita’ arrin edhe në Shqipëri, Mal të Zi dhe në shumë shtete tjera ku jeton dhe vepron mërgata jonë kosovare, cili është mesazhi Juaj për lexuesit tanë?

Nё pёrfundim tё kёsaj interviste, pёrshendes pёrzemersisht Redaksinё e revistёs “Drita”. Ju shpreh falënderimet e  mia pёr kёtё mundёsi tё ngrohtё komunikimi nё mes nesh.  Lexuesve tё revistёs suaj, tuj kenё se gjendemi nё prag tё festave tё fundvitit,  ju uroj nga zemra  Kshnellat e Vitin e Ri 2012!

Intervistoi: Don Anton Uka

 

*  Kjo intervistë po ribotohet me rastin e kalimit në amshim të z. Rrok Logut, i cili ndërroi jetë sot, më 1 gusht 2017, në spitalin Pater Pio, në San Giovanni Rotondo, Itali.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »