Nënë Tereza: Virgjëra Mari “Misionare e vërtetë”

Aug 3 • Këndvështrime

Gjëra më e bukur e Marisë ishte kur Jezusi hyri në jetën e saj. Ndërsa ajo menjëherë, me shpejti, shkoi në shtëpinë e Elizabetës për t’ia dhënë Jezusin asaj dhe birit të saj.

Virgjëra Mari ishte nisur në udhëtim me shpejtësi kah pjesa malore dhe mbeti atje tre muaj për të krye punë të shërbëtores te kushërira e saj e moshuar… Ne duhet të kemi diçka para se ta dhurojmë atë. Kush e ka dërgimin për t’u dhënë të tjerëve, duhet së pari të ketë, të rritet në njohurinë e Zotit dhe në dashurinë e tij… Kujdesi i Marisë për të tjerët ishte i madh aq sa e bëri Nazaretin strehimore të Zotit. Shërbenu me gjuhën tuaj për të mirën e të tjerëve: gjuha flet për plotësinë e zemrës.

 Pas adhurimit në kapelë për ta njohur, dashur dhe shërbye Jezusin eukaristik, shkojmë jashtë për ta gjetur dhe adhuruar të njëjtin Jezus në nevojtarë të sëmurë, për ta dëshmuar fenë tonë që shprehet në dashuri dhe në shërbim.

Maria, ishte një misionare e vërtetë, sepse nuk pati frikë të ishte shërbëtorja e Zotit. Ajo, me ngutësi të përvujtërisë së saj të ndritshme ishte në shërbim të dashurisë për Elizabetën duke krye punë të një shërbëtore. Ne e dimë se çka kishte përjetuar fëmija ende i palindur: ai shpërtheu në hare në kraharorin e nënës, qenia e parë njerëzore  që e kishte njohur ardhjen e Krishtit; si pasojë e kësaj Nëna e Zotit këndoi himnin: Shpirti im e madhëron Zotin… Maria është model i jetës, sepse ajo para së gjithash e ka pranuar Jezusin në jetën e saj, pastaj ka shkuar te Elizabeta me kujdes për t’ia dhënë lajmin asaj, sepse atë që kishte pranuar, duhej dhuruar rishtas.  

Gjëra më e bukur e Marisë ishte, kur Jezusi hyri në jetën e saj, menjëherë, me shpejtësi, ajo shkoi në shtëpinë e Elizabetës për t’ia dhuruar asaj  dhe birit të saj ende të palindur Jezusin… Kështu ajo bëri edhe për mbarë botën, duke lindur Shpëtimtarin.  

Sot, çdo gjë është në diskutim, çdo gjë ndryshon, të kthehemi në Nazaret. Jezusi ka ardhur për ta shëlbuar botën, për të na mësuar dhe dhuruar Dashurinë e Atit.” 

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »