Nënë Tereza: Jezu Krishti “kontemplativ” për 30 vjet

Aug 4 • Këndvështrime

 “Sa është e çuditshme që Jezusi i kishte kaluar tridhjetë vjet pa bërë asgjë, humbje kohe! Pa ia mundësuar personalitetit të tij dhe aftësive ndonjë mundësi për t’u dëshmuar; ne e dimë që në moshën dymbëdhjetë vjeçare, ai ua mbylli gojën dijetarëve dhe priftërinjve të tempullit, sepse dinte shumëçka dhe shumë mirë. Megjithatë, kur prindërit e tij e gjetën, kthehet në Nazaret dhe ishte i dëgjueshëm ndaj tyre. Për tridhjetë vjet, nuk dihet asgjë tjetër për atë, aq sa njerëzit mrekulloheshin kur ishte paraqitur në publik për t’i mësuar, ai, biri i një zdrukthëtari, që  ishte marrë me punë të thjeshta në një zdrukthëtari: për tridhjetë vjet.                                                                                     

Thirrja është ftesë për të qenë tërësisht të Krishtit, me bindje se asgjë s’mund të na ndajë prej dashurisë së tij. Thirrja është një ftesë për të qenë gjithmonë të dashuruar në Zotin dhe për ta treguar këtë dashuri gjithmonë dhe gjithkund.

Thirrja ime e posaçme është për të varfëritë ndër më të varfër. Kjo gjë nuk ishte aspak e lehtë… Kisha nevojë për një kulm për t’i grumbulluar të braktisurit. Vendosa të kërkoja. Eca, eca pa ndërprerje deri te lodhja, aq sa s’kisha më fuqi. Atëherë e kuptova më mirë sa shumë vuajnë të varfëritë, gjithnjë në kërkim të strehimit, ushqimit, mjekimit, gjithçka. Kujtimi për mirëqenien dhe qetësinë materiale që e kisha më parë në kuvendin e “Motrave të Loretos”,  mu ka paraqitur si tundim. Atëherë jam lutur kështu: “Zoti im, për zgjidhje të lirë dhe për dashurinë Tënde, dua të mbesë këtu, për të bërë vullnetin Tënd, atë që Ti kërkon prej meje!

Ne jetojmë dhe punojmë për Zotin, nëpërmjet Kongregatës sonë, duke u munduar për t’ua dëshmuar atyre dashurinë e Zotit, sidomos atyre që vuajnë… Thirrja jonë është shenjtëria… Të gjithë e kemi për detyrë ta shërbejmë Zotin, aty ku jemi: në familje, në punë, në shkollë, në spitale, kudo.” /drita.info

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »