Komunikimi me Zotin na frymëzon dhe jep zemër

Aug 6 • Meditimi i ditës

6 gusht 2017 – E diela 18-të gjatë vitit (A), Shndërrimi i Jezu Krishtit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dan 7,9-10.13-14 ; Ps 97,1-2.5-6.9; 2Pt 1,16-19; Mt 17,1-9)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që të hyjë e të vendosem plotësisht në praninë tënde.

Më përshko me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

Lus për hirin e fesë,

të besoj në gjithë atë çfarë do të mund të bëhesha dhe të bëja

vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,

që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.

 

Ndërgjegjësimi

Kur e ndjej ngrohtësinë e diellit në fytyrë,

jam i vetëdijshëm për praninë tënde në këtë botë.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje,për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këtoose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Mt 17, 1-9

 

1 Pas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllain e tij e i çoi në vetmi në një mal të lartë. 2Atëherë u shndërrua para syve të tyre: fytyra i shkëlqeu porsi dielli e petkat iu bënë të bardha porsi drita. 3 Dhe ja, atyre iu dukën Moisiu dhe Elia e flisnin me të. 4 Atëherë Pjetri i tha Jezusit:

“Zotëri, është mirë për ne të rrimë këtu: nëse do ti, po ngre këtu tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë.”

5 E ende pa e kryer fjalën, ja, i mbuloi një re e shndritshme dhe u dëgjua një zë nga reja që tha: “Ky është Biri im i dashur, të cilin e kam për zemër. Atë dëgjojeni!” 6 Nxënësit, posa e dëgjuan këtë zë, ranë me fytyrë për dhe e u trembën së tepërmi. 7 Jezusi u afrua, i preku e tha: “Çohuni e mos u trembni!” 8 Ata kur i çuan sytë, s’panë tjetërkënd, përveç Jezusit vetëm.

9 Ndërsa po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdhëroi:

“Mos i tregoni askujt çka patë, para se Biri i njeriut të ngjallet prej së vdekuri.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Nxënësit ishin të privilegjuar ta shikonin Jezusin në lavdi, ta kuptonin se miku i tyre mund të jetë krejtësisht me ta dhe me Hyjin. Jezusi pa se përvoja ishte shumë për ta, u tha ta mbanin atë në zemër ndërsa po ktheheshin në jetën e përditshme.
  • E falënderoj Hyjin për frymëzim dhe inkurajim që kam zbuluar në lutje dhe i kërkoj që këtë të mund ta kultivoj nëjetën e përditshme, kështu që sa më mirë të mund të jem më afër edhe Zotit edhe miqve të mi.

 

Bashkëbisedimi

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që munda t`i kaloj këto pak minuta me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash 
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »