Shën Nënë Tereza: “Nëse doni të luteni më mirë, lutuni më shumë”

Aug 8 • Këndvështrime

Vetëm një uratë është e fortë: vetën një zë lartësohet nga fytyra e tokës: është zëri i Krishtit. Sa më shumë marrim nga urata jonë në heshtje, aq më shumë mund të japim në jetën tonë aktive.

Kur nxënësit i kërkuan Jezusit t’i mësonte si të lutën, Ai përgjigj: “Lutuni kështu: Ati ynë…”. Ai nuk i kishte mësuar ata ndonjë metodologji apo teknikë. Tha thjesht se duhet ta lusim Zotin, Atin tonë, si Atë të dashur. Ju thashë ipeshkvijve që nxënësit e kishin parë Mësuesin e tyre që thoshte shpesh uratë, edhe gjatë tërë natës. Njerëzit duhet të na shohin duke u lutur, të na njohin si njerëz të uratës, kështu ata do t’u dëgjojnë kur ju flitni për uratë… Ne kemi shumë nevojë për uratë, për ta parë Krishtin në fytyrat e shëmtuara të varfërve ndër më të varfër… Folni me Zotin. Lejoni që Zoti t’iu flet juve, që Jezusi të lutet në ju. Urata domethënë biseda me Zotin. Ai është Ati im. Jezusi është gjithçka për mua.

Nëse doni të luteni më mirë, lutuni më shumë… Koha që kalojmë në uratën e përditshme me Zotin është pjesa më e çmueshme e tërë ditës… Urata na mëson ta njohim dhe ta plotësojmë vullnetin e Zotit… Zoti është miku i heshtjes. Kemi nevojë ta gjejmë Zotin, por nuk mund ta gjejmë në zhurmë dhe në ngutësi dhe shqetësime… Nëse vërtet duam të lutemi, duhet së pari të mësojmë të dëgjojmë, sepse në heshtjen e zemrës Zoti flet.

Për dashuri ndaj Zotit dhe ndaj të Afërmit, arrihet te lumturia e plotë, shërbimi i tërësishëm, duke u komunikuar të tjerëve Zotin, Hyjin e paqes, Hyjin e gjallë, Hyjin e dashurisë.

Puna jonë nuk është asgjë tjetër përpos shprehje e dashurisë tonë për Zotin. Duhet ta zbrazim dashurinë tonë në dikën, dhe të tjerët për ne janë mjet për ta treguar dashurinë tonë për Zotin… Mendoj së askush nuk ka dhanë më tepër se Zoti, i cili, na ka dhënë Birin e vet, Jezu Krishtin, që të lindte në botë si ne, dhe të ishte i ngjashëm me ne përpos mëkatit. Zoti e ka treguar bukurinë dhe madhërinë e jetës njerëzore duke u bërë ai Njeri.”/drita.info

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »