Me hapa të vegjël, drejt sigurisë

Aug 9 • Meditimi i ditës

9 gusht 2017 – E mërkure, Shën Terezja e Kryqit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Oz 2,16b.17b.21-22; Ps 45,11-12.14-17; Mt 25,1-13)

 

Prania e Hyjit

E pranishme për mua është ajo që ndikon në ekzistencën time.
E kundroj praninë e Hyjit, i cili gjithmonë është pranë meje me dashuri,
në mesin e shumë gjërave që po ashtu ndikojnë në mua.
Ndalem dhe lus që t`i lejoj
që të ndikoj në të jetuarit tim, në jetën time, në këtë moment.

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.
Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,
që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.
Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.
Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.
Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,
dhe do të ndalem në atë fjalë o ngjarje që më prek, që më flet pikërisht për mua.

 

Mt 25, 1-13

 

1”Atëherë Mbretëria e qiellit do t’u përngjajë dhjetë virgjërave, të cilat i morën dritëzat e veta e i dolën para dhëndrit. 2 Pesë prej tyre ishin marroqe e pesë të mençura. 3 Tashti, këto marroqet, morën me vete dritëzat, por nuk morën vajin. 4 Ndërsa ato të mençurat, morën me vete bashkë me dritëzat e veta edhe vaj në enë.
5 Pasi dhëndri u vonua, u kotën të gjitha dhe i zuri gjumi. 6 Rreth mesnatës u dha lajmi: ‘Ja, dhëndri! Dilini përpara!’ 7 Atëherë të gjitha virgjërat u çuan dhe i rregulluan dritëzat e veta. 8 Atëherë marroqet u thanë të urtave: ‘Na jepni prej vajit tuaj se po na ndalen dritëzat.’ 9 Të mençurat u përgjigjën: ‘ Assesi! Që të mos na mungojnë neve dhe juve, më mirë shkoni te tregtarët e bleni për vete!’
10 Kur ato shkuan të blejnë, erdhi dhëndri e ato që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë dhe u mbyll dera. 11 Më vonë ia behën edhe virgjërat e tjera e thanë: ‘Zotëri, o zotëri, na e çel derën!’12 Por ai iu përgjigj: ‘Përnjëmend po ju them: nuk ju njoh!’
13 Prandaj: rrini zgjuar se nuk e dini ditën as orën!”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Duhet të jemi të përgatitur pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodhë në jetë. A jam i/e mençur? A e mbaj shtëpinë time të pastër dhe dritëzën ndezur për kthimin e Zotërisë?
  • O Zot, na jep dhuratën e madhe të mençurisë që të përgatitemi mirë për ardhjen tënde. Na mëso që të marrim hapa të vegjël që do të na forcojnë kur e ndiejmë dobësinë tonë. Na jep vizion që do të na ndihmojë t`i mbajmë sytë tanë të përqendruar kah ti, thesarin tonë të jetës.

 

Bashkëbisedimi

“Rrini zgjuar – mos flini.“
Janë fjalët e tua drejtuar nxënësve para mundimit dhe vdekjes.
E di, o Zot, se do të qëndrosh pranë meje
dhe do të vigjilosh të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash 
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »