Shën Nënë Tereza: “Jezusi – Buka e jetës”

Aug 10 • Këndvështrime

Unë nuk mund ta paramendoj as një ditë pa Eukaristi… Unë e preku Atë, e dua, shërbej në të varfër, ushqehem nga dashuria e Tij… Jeta e Atij, që është bërë Buka e jetës, është e njëjta jetë e atyre që janë duke vdekur nëpër rrugët dhe kanë nevojë për ndihmën tonë, e njëjta jetë e fëmijës ende të pa lindur.

Feja në veprim, është dashuri, dhe dashuria në veprim, është shërbim. Jezusi thotë: “Isha i uritur, i zdeshur, pa shtëpi…”, mua ma keni bërë. Ta kapim Jezusin për fjalë dhe të besojmë në Të. Mu për këtë kemi nevojë për Eukaristi, sepse Ai është bërë Buka e jetës, për t’i shuar dëshirat tona, shqetësimet, dashurinë tonë për Atë. Këtë janë motivet për të cilat jeta jonë duhet të jetë e lidhur me Eukaristi… Ne fillojmë ditën me Meshën e Shenjtë dhe Kungim dhe e përfundojmë me një orë adhurim, që na afron dhe bashkon me Jezusin dhe me të varfër, në të cilët ne ia ofrojmë shërbimet tona.

 Jezsusi është bërë Buka e jetës, që unë dhe ju mund ta hamë dhe të jetojmë… Kuptimi i Eukaristisë është dashuria kuptimplote. Jezusi kuptonte. Kuptonte se kemi uri të tmerrshme për Zotin. Kuptoi se jemi të krijuar për të dashur. Mu për këtë Ai u bë Buka e jetës… Duhet ta hamë. Mirësia dhe dashuria e Krishtit në Eukaristi është kuptimplote… Tabërnakulli është garancia që Ai e ka thadruar praninë e tij në mesin tonë për amshim.” /drita.info

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »