Vendoset Shtatorja e Shën Nënë Terezës në Bronx të New Yorku-t

Aug 11 • Kisha ndër Shqiptarë

Në ceremoninë e udhëhequr nga Nunci Apostolik në Shqipëri, Mons. Charles Brown, u bë vendosja e shtatores së Shën Nënë Terezës në New York, në kishën Mont Karmel në lagjen Artur Avenue të Bronks-it, një lagje që është e banuar me shqiptarë.

Nunci Charles Brown, gjatë fjalimit të tij tha se Nënë Tereza, kjo bijë shqiptare, e simbolizon besimin shqiptarë. Për mua është një nder i madh të eci gjurmëve të martirëve shqiptarë … ju shqiptaro-amerikanët duhet të jeni jashtëzakonisht krenarë me origjinën e vendit tuaj të jashtëzakonshëm.

Donatorë i kësaj vepre është biznesmeni shqiptar Harry Barjaktari, i cili tha se është nder dhe krenari për të dhe familjen tij që kam bërë një vepër të tillë, që statuja e Nënë Tereza po vendoset në Bronx./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »