Shën Nënë Tereza: “I krishteri është Tabernakulli i Zotit të gjallë”

Aug 13 • Këndvështrime

“Të jesh i krishterë  i mirë, domethënë ta kemi zemrën e pastër, ta shohim Zotin në çdo të afërm, të duam njëri-tjetrin shi ashtu siç na do Jezusi.

Gandi pati thënë një herë që, nëse të krishterët vërtet do të ishin të tillë, India s’do të ishte hinduiste. Të gjithë presin prej nesh që të jetojmë në plotësi fenë tonë të krishterë.

I krishteri është Tabernakulli i Zotit të gjallë. Nëse doni ta dini sa na ka dashur Jezu Krishti, atëherë shikoni Kryqin e tij. Nëse doni ta dini sa na do Jezu Krishti sot, atëherë shikoni Tabernkullin e tij në kisha tona.

Ne, nuk duhet të frikësohemi ta shpallim dashurinë e Krishtit dhe të duam siç na do ai ne. Në punë që duhet bërë, s’ka rëndësi sa e vogël dhe e thjeshtë, ta vejmë dashurinë e Krishtit… Njerëzit nuk e admirojnë punën tonë, as profesionalizmin tonë, por fenë tonë, dashurinë tonë për Jezusin dhe për të varfër, për çdo njeri… T’i ndihmojmë njerëzit që ta zbulojnë, njohin dhe duan Krishtin në ata që vuajnë.” /drita.info

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »