Shën Nënë Tereza: “Virgjëra Mari – model feje dhe dëgjese”

Aug 15 • Këndvështrime

“Kur Maria qe lajmëruar prej engjëllit Gabriel, ajo ishte kufizuar vetëm në një pyetje: nuk arrinte ta kuptonte si do ta tërhiqte dhurimin e vetvetes që ia kishte bërë Zotit. Engjëlli, ia shpjegoi dhe ajo fill e kuptoi. Në atë çast, buzët e saja shqiptojnë një përgjigje të mrekullueshme, që e definonte atë në tërësinë e qenies grua: “Më ndodhtë siç the ti!”

Dëgjesa në të njëjtën mënyrë siç kishte dëgjuar Virgjëra Mari: “Më ndodhtë siç the ti!”. Vullneti i kujt? I engjëllit, i cili e zëvendësonte Zotin.

Ajo, Mbretëresha e qiellit, e dëgjoi engjëllin, në të njëjtën mënyrë siç e dëgjonte Shën Jozefin, që për të e zëvendësonte Zotin… Askush nuk e ka mësuar kaq bukur mësimin e përvujtërisë si Maria. Ajo ishte shërbëtore. Të jesh shërbëtore domethënë të jesh në shërbim të dikujt, të punosh sipas vullnetit të dikujt, me besim dhe gëzim të plotë. Gëzimi dhe hareja ishin fuqia e Zojës Mari… Një dorëzim i plotë: të jesh në shërbim të Zotit që të përdoresh ashtu siç i pëlqen Atij… Përse e bëri këtë? Sepse Virgjëra Mari ishte plot me Zotin, sepse jetonte vetëm për Zotin, megjithatë konsiderohej vetëm si shërbëtore e Zotit. Të bëjmë edhe ne kështu. 

Maria në misterin e Lajmërimit dhe të pasisë paraqet modelin e vërtetë të jetës, sepse ajo e ka pranuar Jezusin në jetën e saj, pastaj ka shkuar me shpejti për ta lajmëruar kushërirën Elizabetën. Atë çka ajo kishte pranuar, deshi t’ia dhuronte asaj...

Pasi që Zoti e do botën, ai e dërgoi Birin e vet. Tani ai të dërgon ty për të qenë Fjala e tij, dhe kjo fjalë duhet të mishërohet në zemrat e njerëzve. Ja pse kemi nevojë për Virgjërën Mari…, që të jemi të aftë që t’ua dhurojmë të tjerëve këtë dashuri.” /drita.info

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »