Kush lutet, kurrë nuk është vetëm

Aug 16 • Meditimi i ditës

16 gusht 2017 – E mërkure, Shën Rroku, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Lp 34,1-12; Ps 66,1-3a.5.8.16-17; Mt 18,15-18)

 Prania e Hyjit

Zot i dashur, më ndihmo që të hapem krejtësisht me ty,
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

Liria

Trungu i trashë dhe i shtrembër i pemës kurrë nuk do të besonte
se mund të bëhet statujë, vepër e mrekullueshme artistike,
dhe kurrë nuk do t`i nënshtrohej daltës së skulptorit,
i cili me gjeninë e tij depërton në të duke parë gjithçka mund të bëhet prej këtij trungu (Shën Injaci)
Lus për hirin që të lejoj të formohem me dorën e Krijuesit tim të dashur.

 

Ndërgjegjësimi

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

më përkujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

Fjala e Hyjit vjen tek ne nëpërmjet Shkrimit Shenjt.
Shpirti Shenjt ma ndriçoftë mendjen dhe zemrën në mënyrë që tu përgjigjem nxitjeve të ungjillit.
Që t`i dua të afërmit si vetveten.
Që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

Mt 18, 15-18

 

15 “Në qoftë se vëllai yt mëkaton [kundër teje], qortoje vetëm për vetëm. Në qoftë se të dëgjon, e shpëtove vëllain tënd. 16 Po qe se nuk të dëgjon, merr me vete edhe një ose dy njerëz të tjerë, që çdo gjë të mbështetet në pohimin e dy ose tre dëshmitarëve. 17 Në qoftë se as ata nuk i dëgjon, tregoji Kishës. Nëse as Kishën nuk e dëgjon, mbaje si të ishte pagan ose tagrambledhës.

18 Përnjëmend po ju them: çdo gjë që ju të lidhni përmbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell dhe, çdo gjë që ju të zgjidhni mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot? 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi premton praninë e tij të vazhdueshme. Madje edhe pse lus vetë jam i/e bashkuar me të tjerët të cilët tani luten, me të gjithë ata që lexojnë këtë Ungjill të sotëm, me ata të cilët janë duke u shërbyer me `Momentin e Shenjtë’.
  • Rritem në vetëdijen se Jezusi dëshiron të jetë me mua: ai është me mua, më do dhe më thërret nëjetë.

 

Bashkëbisedimi

Cilat ndjenja zgjohen në mua
kur lus dhe meditoj Fjalën e Zotit?
E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje
dhe ia hapi zemrën.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »