A jam i/e zhgënjyer me rrethanat e jetës?

Aug 18 • Meditimi i ditës

18 gusht 2017 – E premte, MOMENT I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Joz 24,1-13; Ps 136,1-3.16-18.21-22.24; Mt 19,3-12)

 

Prania e Hyjit

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.
Ja ku jam, o Zot.
Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.
Me afsh e dëshiroj fuqinë tënde që shëron.

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje edhe nëse jam fizikisht i/e robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori në mënyrë të mençur.

 

Ndërgjegjësimi

Si jam duke e ndjerë veten sot?
Si jam duke u sjellë ndaj Hyjit? Ndaj të tjerëve?
A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të them: faleminderit.
Ekziston diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;
Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.
Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.
Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja

 

Mt 19, 3-12

 

3 Atëherë iu paraqitën disa farisenj dhe, me qëllim që ta sprovonin, e pyetën: “A është e lejueshme ta lëshojë burri gruan për ndonjë arsye.” 4 Jezusi iu përgjigj:
“A nuk keni lexuar: Krijuesi, kur i krijoi në fillim i krijoi mashkull e femër 5 e tha: ‘Për këtë arsye njeriu do ta lërë babain e nënën e vet e do të jetojë me gruan e vet e të dy do të jenë vetëm një trup?’ 6 Kështu ata nuk janë më dy, por një trup i vetëm. Prandaj: çka Hyji bashkoi, njeriu të mos e ndajë!”
7 Por ata vijuan:
“E përse atëherë Moisiu urdhëroi: ‘të jepet letërndarja e të lëshohet?’“
8 Ai u përgjigj:
“Moisiu ju lejoi t’i ndani gratë tuaja për shkak të karakterit tuaj të pagdhendur. Por në fillim nuk ka qenë ashtu. 9 Kurse unë po ju them: Kush e lëshon gruan e vet ‑ përveç në rast të fëlligështisë ‑ e martohet me një tjetër grua, bën kurorëthyerje; po edhe ai që martohet me gruan e ndarë, bën kurorëthyerje.”
10 Nxënësit i thanë:
“Nëse qenka e tillë gjendja e burrit ndaj gruas, atëherë është më mirë të mos martohet njeriu!”
11 Ai u përgjigj:
“S’e kuptojnë të gjithë këtë fjalë, por vetëm ata që e morën dhuratë këtë kuptim. 12 Sepse, ka njerëz që janë që nga barku i nënës të paaftë për martesë, ka edhe nga ata që njerëzit i bënë të paaftë për martesë dhe ka nga ata që i bien mohit martesës për dashuri të Mbretërisë së qiellit.
Kush mund ta kuptojë, le ta kuptojë!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi na therret në diçka më të madhe dhe kërkon prej nesh që ta ndjekim në përpjekjet dhe kuptimin e tij. Të jesh i/e martuar apo te jetosh vetëm jemi te thirrur që të jetojmë plotësinë e jetës në sinqeritetin e plotë ndaj tij.
  • Me falenderim lus për të gjithë njerëzit që i njoh, që kanë mundur t’i jetojnë dëshirat dhe ëndërrat e tyre, por lus me dhembshuri për të gjithë ata që janë të zhgënjyer me rrethanat e jetës.

 

Bashkëbisedimi

Ç`ndodhë në mua kur lus?
A jam i ngushëlluar, i shqetësuar, apo indiferent?
E paramendoj Jezusin duke ndenjur apo është ulur pranë meje
dhe ia paraqes të gjitha çfarë jam duke ndjerë.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »