Jezusi e di më mirë se çka është (më) e rëndësishme!

Aug 19 • Meditimi i ditës

19 gusht 2017 – E shtune, MOMENT I SHENJTË – Lutja e përditshme


(Leximet e ditës: Joz 24,14-29; Ps 16,1-2a.5.7-8.11; Mt 19,13-15)

 

Prania e Hyjit

Të gjithë kemi nevojë që të pushojmë pak prej ngjarjeve të përditshme.

Dhe e dimë që trupi ynë ka nevojë për pushim.

Kur të afrohemi ty, o Zot, zemra dhe mendja jonë gjejnë freskim,

shpirti ynë sërish lartësohet.

 

Liria

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha do të jenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të identifikoj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar përkujdesjen për mua.

 

Fjala

Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me mirëbesim.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe me të marrit vesh; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mt 19, 13-15

 

13 Atëherë i sollën disa fëmijë të vegjël që t’i bekonte e të lutej mbi ta; porse nxënësit u bërtisnin. 14 Atëherë Jezusi u tha:

“Lërini fëmijët e mos ua ndaloni të vijnë tek unë! Sepse atyre që janë si këta u përket Mbretëria e qiellit.”

15 E, pasi i bekoi, u largua prej andej.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Duket se nxënësit janë bërë si ata që ne do t`i quanim “industria e sigurisë”, që e ngritnin ndjenjën e tyre të rëndësisë dhe i mbronin idetë e veta; mënyra e tyre e të menduarit dhe mënyra e Jezusit nuk përputheshin.
  • Ndoshta do të duhej të isha më i/e kujdesshëm para se t`i them Jezusit se çfarë është e rëndësishme, ose mund t`i vë re njerëzit të cilët janë familjarizua me zemrën eJezusit.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, gjatë qëndrimi tënd në tokë gjithmonë me gëzim i ke pranuar fëmijët e vegjël.

Më mëso që të kem mirëbesim, mbështetje fëmijërore në ty.

Që të jetoj me vetëdije se kurrë nuk do të më braktisësh.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »