Shën Nënë Tereza: “Çdo kungim është takim dhe bashkim me Jezusin”

Aug 19 • Këndvështrime

“Ta pranojmë Jezusin, siç e ka pranuar Maria, ta ruajmë siç bëri Shën Jozefi, të bëjmë që ta njohin të tjerët, siç bënë të dytë në familjen e Nazaretit… Familja e Nazaretit është shembull i vetëm i shenjtërisë, dashurisë dhe harmonisë. Familja sot është në krizë, sepse mungon Zoti, urata, bashkimi, se prindërit nuk jetojnë më me përgjegjësi dhe dashuri dërgimin e babës apo  nënës.

Çdo kungim është takim dhe bashkim me Jezusin. Edhe ne duhet Atë ta njohim në hosten e shuguruar, ta duam dhe ta shpallim, siç bëri Simoni dhe profetesha Ana, edhe pse Jezusi fshihet nën trajtën e hostes, , si fshihej nën trajtën e një fëmije të rëndomtë.

Njerëzit kënaqën kur i shohin motrat tona në shoqëri me Marinë, me rruzare në dorë, gjithnjë të gatshme ta shpallim Lajmin e Mirë të gjithëve. Lutuni si lutej Maria, sepse ajo i ruante të gjitha në shpirtin e saj, nëpërmjet uratës, meditimit, dhe vazhdon t’i ruajë si ndërmjetëse e të gjitha hireve.”/drita.info

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »