Shën Nënë Tereza: “Vuajtja – dhuratë dhe vërtetim dashurie”

Aug 20 • Këndvështrime

Vuajtja e bashkëndarë me vuajtjen e Krishtit dhe Marinë, është dhuratë e mrekullueshme, më e bukura: dhuratë dhe vërtetim dashurie, sepse duke na dhënë të Birin e vet, Ati ka dëshmuar se e do botën. Kjo tregon se ishte një dhuratë, dhurata më e madhe e dashurisë, sepse vuajtja e tij ishte shlyerje e mëkateve.

Ne të gjithë e braktisim Jezusin. Maria mbeti së bashku me Të. Maria nuk ndihej e përvujtëruar që Jezusin e rrahin, ia pështynin fytyrën, ishte si një i gërbulur, i padëshiruar, i dëbuar, i rrejtur prej të gjithëve. Ai ishte Jezusi, Biri i saj. Në këtë shfaqet dashuria e madhe e zemrës së nënës… Besnikëria dhe dashuria vërtetohet dhe përforcohet në vuajtje, si bëri Maria, Shën Gjoni dhe gratë e përshpirtshme.

Jezusi na thotë kështu: Nëse dëshiron të jeni nxënësit e mi, merreni kryqin tim dhe ejani pas meje. Para se ta marrim kryqin e tij, Ai e dinte se ne kemi nevojë për Të, se nuk do të ishim të aftë për të ecur pas Tij, për t’i përballuar kryqet tona… Ai vazhdon të vuajë  në vëllezër dhe motra tona në  dhembje, duke jetuar dhe përjetuar, përsëritur vuajtjen e Tij ndër ne.”  drita.info

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »