Shën Nënë Tereza: “Zoti na flet sot në Kishë”

Aug 23 • Këndvështrime

Jeta e vërtetë shpirtërore, e bënë jetën tonë aktive plotë me zell dhe dashuri. Ajo, na bënë ta takojmë Jezusin në këndet më të errëta të rrugëve, në mjerimin më të dhimbshëm të varfërisë;  heshtja na lidhë në marrëdhënie me NJERIUN – ZOT, të zhveshur, të pikëlluar, të nëpërkëmbur prej të gjithëve, njeri të dhembjes, i shtypur si  ndonjë krimb… Shi për këtë, kemi nevojë për heshtje. Heshtja e përvujtërisë, dashurisë, e syve, veshëve dhe e gjuhës. Nuk ka jetë urate pa heshtje. Heshtja na udhëheq kah dashuria, dashuria kah përvujtëria. Zoti na flet në heshtje, në jetën e brendshme.  Për këtë arsye kërkoj me këmbëngulje heshtjen. Heshtja e gjuhës do të na mësojë të flasim me Krishtin dhe i jep mundësi Krishtit që të flasë me ne. Heshtja e syve  do të ndihmojë ta shohim Zotin. Sytë tanë janë si dy dritare nëpërmjet cilave mund të hyjë Krishti dhe bota.

Ndonjë herë duhet të kemi guxim të mbesim të mbyllur. Ta mbajmë heshtjen e zemrës. Si Virgjëra Mari e cila ruante të gjitha në zemrën e saj. Shpirtrat e uratës janë shpirtra të heshtjes së thellë. Nuk mund të vihemi drejtpërdrejt  në praninë e Zotit, pa u angazhuar në heshtje të brendshme dhe të jashtme. Zoti është mik i heshtjes, na flet nëpërmjet heshtjes. Duhet ta gjejmë Zotin, mirëpo Zoti nuk gjendet në zhurmë, as në shqetësime… Nëse nuk jemi të aftë ta pranojmë vetveten, të tjerët, si mund të komunikojmë me Zotin? Sa më shumë pranojmë në uratën tonë të heshtjes, aq më shumë mund të dhurojmë në jetën tonë aktive. Heshtja, na jep pamjen e saktë të gjërave…Thelbore nuk është ajo çka ne themi, por ajo çka na thotë neve: Zoti si dhe çka u thotë Zoti të tjerëve nëpërmes nesh. Jezusi na prit në heshtje të tabërnakullit, na dëgjon, na flet, na do, na bënë të aftë për ta dashur dhe dëshmuar.

Ungjilli për mua është Fjala e Jetës, është Jezusi që na flet dhe mëson sot në Kishë, nëpërmjet Kishës.” /drita.info

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »