Në Ditëlindjen e Shën Nënë Terezës fillojnë “Ditët e Nënë Terezës”

Aug 24 • Kisha në Kosovë

Në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, të shtunën, më 26 gusht 2017, ora 19:00,  në Katedralen e Kryeqytetit, do të bëhet hapja e “Ditët e Nënë Terezës”.

Kjo ditë shënjon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila kremtohet me 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Për këtë rast është përgatitur një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës, si dhe një ekspozitë e fotografive.

 

PROGRAMI:

Gjon Gjevelekaj  “Nënës së mire”, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)

 “Lamtumirë” (poezi),  Jehona Gashi 

Fjala e përshëndetëse:  Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës

Alfredo Catalani: EBBEN! NE ANDRÒ LONTANA, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)

Recitim të Poezive të Nënë Terezës, Lumnie Sopi

Shenjtëresha e Dashurisë – Shën Nënë Tereza,  Don Lush Gjergji

Avni Mula: AGIMET SHQIPTARE,  Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)

Poezi të Nënë Terezës, Bislim Muçaj

Ekspozitë me fotografi

Koktej rasti

/drita.info/

Shpërndaje

Comments are closed.

« »