Ekspozitë me letrat e Nënë Terezës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Aug 25 • Kulturë

Në ditëlindjen e Shenjtëreshës Shqiptare – Shën Nënë Tereza, me 26 gusht 2017, Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, në bashkëorganizim me  Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Ipeshkvinë e Kosovës, organizojnë ekspozitë me fotografi e dokumente të titulluar  “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, që i kushtohet 107 vjetorit të lindjes, 20 vjetorit të vdekjes dhe 1 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës.

Fjalë rasti do të mbajnë përfaqësuesit e tri institucioneve të lartpërmendura.

Ekspozita do të hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të shtunën, më 26 gusht 2017 në ora 14:00 dhe do të jetë e hapur deri më 5 shtator 2017./drita.info

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »