Sot ka ditëlindjen Shën Nënë Tereza

Aug 26 • Kisha në Kosovë

Sot, para 107 viteve, më 26 gusht 1910, ka lindur në Shkup, Goxhja jonë, Shën Nënë Tereza, bija më e ndritur e kombit shqiptar dhe e krishterimit tonë apostolik! Urime Nënë e ndërmjetëso për ne në qiell!

 

DUAJE JETËN

Duaje jetën ashtu siç është
duaje plotësisht, pa pretendime;
duaje kur të duan apo kur të urrejnë,
duaje kur askush nuk të kupton,
apo kur të kuptojnë të gjithë.

Duaje kur të gjithë të braktisin,
apo kur në qiell të ngrenë si mbret.
Duaje kur të vjedhin gjithçka,
apo kur të dhurojnë.
Duaje kur ka kuptim
apo kur ngjan se nuk ka një fije.

Duaje në lumturi të plotë
apo në vetminë absolute.
Duaje kur je i fortë,
apo kur ndjehesh i pafuqishëm.
Duaje kur ke frikë, 
apo kur ke një mal guxim.
Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha
e sukseset e mrekullueshme;
duaje edhe për gëzimet e vogla.

Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet,
duaje edhe pse nuk është siç do ta dëshiroje.
Duaje sa herë që lindesh
e sa herë që je duke vdekur.
Por mos duaj kurrë pa dashuri.
Mos jeto asnjeherë pa jetë!

Shën Nënë Tereza

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »