Ekspozita Foto-kronologji e ndërtimit të Katedrales Nënë Tereza – 2007-2017

Aug 29 • Kisha në Kosovë

Në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës, më 26 gusht, në Katedralen e Kryeqytetit është hapur ekspozita “Foto-kronologji e ndërtimit të Katedrales” e realizuar nga z. Sakip Imeri, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Ekspozita paraqet fazat që nga fillimi i ndërtimit Katedrales, respektivisht nga bekimi i gurthemelit e deri më sot. Autori, për 10 vjet me radhë, për çdo ditë, ka bërë nga një fotografi punimeve në Katedrale nga zyra e tij e punës. Disa prej tyre janë të ekspozuar sonte, që e ngjallin një proces të punimeve të kësaj Katedrale ku jemi sot.

Ekspozita është e hapur për vizitor deri më 3 shtator 2017./drita.info

Fotografitë: Besim Ndau & Antigona Pjetraj – Gegaj

Shpërndaje

Comments are closed.

« »