Shën Nënë Tereza: “Dashuria – mjekim për çdo sëmundje”

Aug 31 • Këndvështrime

“Ju, të sëmurët e pashërueshëm, do të mund të bëni shumë për të varfër, sepse çdo ditë përjetoni kryqëzimin me Jezusin. Ju, me uratën tuaj e begatoni punën tonë, na ndihmoni që t’ua ofrojmë tjerëve punën tonë… Ju, vuani e ne punojmë së bashku, bartim të njëjtin kryq, bimë nga i njëjti kelk… Ka pothuaj barna për çdo lloj sëmundjeje. Mirëpo, nëse nuk ka duar të mira për shërbim, zemra bujare për dhurim, nuk besoj që mund të shërohet kurrë sëmundja e tmerrshme që të ndihemi të padashur.

Kur kujdesemi për të sëmurë dhe nevojtarë, ne e prekim Korpin e Krishtit të vuajtur, dhe kjo prekje na bënë heroik; na ndihmon ta harrojmë neverinë dhe tendencat natyrore që janë në ne. Ky është syri i fesë dhe dashurisë, ta njohim Krishtin në të sëmurë dhe ta shërbejmë, të bashkëndajmë me ata dhembjen, të gjitha… Dhembja nuk është ndëshkim. Jezusi nuk ndëshkon. Dhembja është shenjë që Zoti na do… Nëpërmjet dhembjes, vuajtjes, kryqit, arrihet jeta, ngjallja. /drita.info

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »