Shën Nënë Tereza: “Pa dashuri dhe falje nuk ka jetë”

Sep 1 • Këndvështrime

“Kur vetëdijesohemi se jemi mëkatarë dhe nevojtarë për falje, do të jetë shumë më lehtë t’i falim tjerët. Deri sa nuk do ta kuptoj këtë, do ta kam vështirë të them: “Të fali”, kujtdo që më drejtohet. Nuk është e nevojshme të jemi të krishterë për të falur. Çfarëdo të jetë feja jonë, duhet të mësojmë të falim, nëse duam vërtet të kemi dashuri.

I krishteri duhet të mësohet të falë, për ta pranuar faljen. Pa falje dhe dashuri nuk ka jetë… Rrëfimi e përforcon shpirtin, nëse rrëfehemi vërtet mirë – si kthimi i birit të tretur që kthehet te ati, na bënë të përvujtë dhe përvujtëria është fuqiArgument duhet të jenë mëkatet e mia, dhembja ime, falja: si t’i mundim tundimet, si ta zbatojmë virtytin, si ta shtojmë dashurinë për Zotin…

Sakramenti i pendimit është vepër e dashurisë së përsosur të Zotit ndaj njerëzve dhe mbarë gjithësisë. Është kërkesë për pajtim të njeriut me Zotin, njeriun me njeriun dhe njeriun me krijesat e Zotit, duke zbatuar bashkimin në Krishtin, me Krishtin dhe nëpër Krishtin për të gjithë atë çka ka rrënuar mëkati. Për ne është identifikimi i hareshëm me Krishtin e kryqëzuar… Duhet të dimë të dallojmë ndërgjegjen tonë dhe mëkatin. Njohja e vetvetes na ndihmon të ngritemi, ndërsa mëkati  dhe dobësia na drejtojnë kah rënia dhe mosbesimi. Atëherë drejtojuni kah Jezusi, që t’iu përkrahë në dobësitë tuaja, sepse nëse besoni që jeni të fortë, nuk do të mendoni që keni nevojë për Zotërinë…

Rrëfimi është dhuratë e Pashkëve e pajtimit të Krishtit të ngjallur me secilin prej nesh dhe ne duhet ta përdorim si mjet për t’i shëruar plagët e mëkatit të rrjedhshëm dhe pasojat e tija, por edhe në emër të njerëzisë së robëruar. Nuk duhet të kemi frikë. Zoti na do dhe dëshiron që të duhemi me njëri-tjetrin si na do Ai ne. Të mjerë, të dobët, mëkatarë, si jemi ne, Ai na do me dashuri të pakufishme dhe besnike.

Thirrja është dhuratë e Krishtit. Krishti ka thënë: “Unë u zgjodha”…Rinia e sotme kërkon diçka për t’u dhuruar krejtësisht… “Të flijohem” domethënë ta dhurojë lirinë dhe vullnetin tim, arsyen, jetën, është qëndrim feje, domethënë dashuri. Dashuria e gjallë na bënë të vuajmë. Jezusi, për ta treguar dashurinë, vdiq në kryq për ne. Dashuria e vërtetë kushton shumë… Unë mendoj që sot mungojnë thirrjet, sepse ka pak uratë në familje, tepër pasuri, mirëqenie, jo vetëm në familje, por edhe në bashkësi rregulltare… Ngjarja më e rëndësishme e jetës sime është takimi je Jezusin. Ai është përkrahja ime… Po-ja jonë duhet të jetë pa kushte. /drita.info

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »