Shën Nënë Tereza: “Zemra e pastërt e sheh Zotin”

Sep 2 • Këndvështrime

“Me kushtin tonë të pastërtisë, ne heqim dorë prej dhuratës natyrore që Zoti na jep për t’u bërë nëna, për një dhuratë edhe më të madhe, që të jemi virgjëra për Krishtin, për të marrë pjesë në një amësi shumë më të lartë.

Zemra e pastër është e lirë, e lirë për t’u dhuruar, për të dashur deri në dhembje… Zemra e pastër është ajo që shërben të tjerët, që e do Zotin me dashuri të pandarë. Zemra e pastër e njeh lehtë Krishtin ne të uritur, në të gërbulur, në ata në buzë të vdekjes… Kushti i pastërtisë është përgjigja jon thirrjes së Krishtit: është ofertë që ia bëjmë Zotit për t’u dhuruar tërësisht: për ta jetuar një jetë virgjërore me zell të dashurisë dhe përsosmërinë e pastërtisë… Gjithë kjo i kushtohet Jezu Krishtit   dhe të afërmit tonë.” /drita.info

Përgatiti: Don Lush Gjergji

Shpërndaje

Comments are closed.

« »