Letra e Papa Françeskut: Ty, vëlla i ynë, Ernest Simoni, të dërgojmë në Prishtinë…! (teksti i plotë)

Sep 4 • Kisha në botë

Letra e Papa Françeskut për Kardinal Ernest Simoni, me të cilën e emnon për të dërguar të posaçëm për Shugurimin e Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë

 

Të nderuarit Vëllait tonë

Ernest Simoni

Kardinal Diakon i Shenjtës Kishë të Romës me titull “Shën Maria e Shkallës”

       

Ndër shenjtërit e shquar, vend të dalluar ka Shën Tereza e Kalkutës, për të cilën të gjithë dinë mjaft mirë, pa dyshim për veprën e flijimit për njerëz të varfër dhe të dobët, duke u ndihmuar dhe i mbrojtur ata. Në nder të gjithë kësaj, në Prishtinë, është ndërtuar Shenjtërorja, e cila do të bashkojë jo vetëm besimtarët, për kremtime të liturgjisë së shenjtë, për marrjen e sakramenteve, por edhe për të lartësuar këto virtyte dhe këta shembuj.

Që ky Tempull të jetë sa më i përshtatshëm, do ta ketë statusin e shugurimit, që në atë të shtohet kjo prani, atëherë kur shpallet Lajmi i Mirë i Ungjillit atyre njerëzve që janë në të, për të ofruar flijime, kur paraqiten veprat e mira, për ta pasur  në thjeshtësi sa më tepër mbrojtjen dhe përkrahjen e saj.

Që ky rit të kryhet në mënyrë sa më të lavdishme, kemi vendos të dërgojmë një Burrë,  i cili në Personin Tonë, së bashku me Ne, do ta  përfaqësojë, po aty kujdesin Tonë.

Te Ti, i nderuari Vëllai ynë, vijmë pa ngurrim, Biri i këtij Populli, që kështu në pajtim me këtë detyrë, ta pranosh dhe zbatosh atë. Për këtë arsye edhe të emërojmë dhe të shpallim Delegat Tonë të Jashtëzakonshëm.

Prandaj, do të udhëheqësh liturgjinë e shenjtë, ndërsa Vëllai i Nderuar Dodë Gjergji, Administratori Apostolike i Prizrenit, do ta shugurojë më 5 shtator me rit solemn  këtë Tempull të shenjtë, kushtuar Shën Nënë Terezës së Kalkutës.

Theksoj që kjo Shenjtërore e bukur, duhet të përforcojë fenë e vërtetë të besimtarëve. Me kënaqësi, shtrijmë Bekimin Apostolik, së pari mbi Ty, që ka për synim nxitjen Tonë, që në Emër Tonë, ua dhurojmë të gjithë të pranishmëve, që ky bekim, me ndërmjetësinë e së Lumes Virgjërës Mari, të Shën Terezës, të jetë dhuratë e të mirave të larta, përtërije e duhur e shpirtrave, ndërsa ne me pushtetin e Shën Pjetrit, me uratë  së bashku e kërkojmë që të jetë ky bekim sa më i  frytshëm.

Prej Selisë së Vatikanit, një gusht 2017, viti i pestë i Pontifikatit tonë.

                                                                                                                                          Françesku                                                                                                             

Shpërndaje

Comments are closed.

« »