Fjalimi i kardinalit Mauro Piacenza

Sep 7 • Kisha në Kosovë

Shumë i nderuari Zotëri Kardinali,

Vëllezër ipeshkvij  dhe meshtarë,

Të dalluara autoritete,  të dashur të gjithë besimtarë,

Jam shumë i gëzuar që Fondacioni Papnor “Ndihma e Kishës në Nevojë” (“Kirche in Not”), ka pasur mundësi për të ndihmuar në mënyrë aktive në ndërtimin e kësaj Kon-katedrale, e cila tani shugurohet në praninë e të Dërguarit të Veçantë të Papës Françeskut, Kardinalit Ernest Simoni, para dëshmisë së të cilit përkuli kryet, me ndjenja të thella dashurie  kishtare, shenjtërisht krenar që është biri i kësaj Toke që i ka dhënë prindërit e Shën Nënës Tereze, ikonës së shkëlqyer të fesë, shpresës dhe dashurisë për mbarë botën. Një përqafim vëllazëror të nderuarës Bashkësi Ortodokse, si dhe një përshëndetje të përzemërt dhe me nderime ndaj pranisë  së mirëpritur myslimane.

Një katedrale ka emrin e rëndësishëm për faktin që është “katedra” e Ipeshkvit i cili, në bashkim me Kolegjin Ipeshkvor dhe me Pjetrin, është pasardhësi i ligjshëm i Apostujve në mesin e popullit të vetë. Katedra domethënë “magjisteri” – mësimi, prandaj autoriteti dhe integriteti i asaj trashëgimie të fesë që na bartet, si një lum që e bën të pëlleshme tokën ku kalon, rrjedh gjatë mijëra viteve, gjithnjë besnik burimeve dhe gjithnjë  zhvillohet në mënyrë harmonike. Nga kjo rrjedh qytetërimi i dashurisë, begatia e veprave të mira, në ndërtimin e paqes, në përhapjen e balsamit të mëshirës ndaj të gjithëve, pa asnjë dallim.

Mu për këtë Katedralja është “Kisha Amë”, ikona e bashkimit dhe bashkësisë hirearhike dhe të përqendruar.

Sipas shembullit tërheqës të Shën Terezës së Kalkutës, gurtë e këtij objekti të shenjtë, mbështeten në gur-themel, dhe janë mirë të bashkuara, mund t’u përkujtojnë të gjithëve primatin e Zotit, si garanci e vëllazërisë dhe të mirës së vërtetë të përbashkët.

Dhe mos ta harrojmë kurrë oqeanin e të mirës që Zotëria ia ka dhuruar botës nga zemra dhe dora e Nënës Tereze, që janë si pasoja të ndritshme të jetës eukaristike dhe mariane të kësaj gruaje të vogël dhe të madhe. Gjunjët e regjur të saja, të përkulura  me orë të gjata para  pranisë  reale të Jezusit në të  Shenjtërueshmin Sakrament,  gishtat e deformuar, duart e ngjitura me Rruzare, janë burime të pashtershme të dashurisë së kësaj Motre të Vogël. Të gjitha këto ajo i ka bërë për ta dëshmuar vërtetësinë të thënies “contemplata aliis tradere” dhe na përkujton këtë, të gjitha këto ajo i ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë nga Qielli, është erëmira e Krishtit.

Kjo kon-katedrale le të na përkujtojë gjithmonë këtë porosi, dhe duke na nxit në adhurim, vërtet të na shtyjë në veprime të mira.

Shën Nëna Tereze e Kalkutës, lutu për të gjithë ne mëkatarë, megjithatë bij të Zotit; lutu, sepse në këtë tokë tepër gjatë të larë me gjak dhe me lot, e plagosur nga dhuna, kjo Kishë që e bart Emrin tënd, të jetë hapësirë urate të pastër, takimi, dialogu, nderimi. Qengji i Hyjit, që i shlyen mëkatet e botës, na jep neve paqen.

Nga Vatikani, 5 shtator 2017

Mauro kard. Piacenza, President

Shpërndaje

Comments are closed.

« »