LETËRDËSHMI: Nënë Dranja lejon që bija e saj Gonxhja të hyjë në Kuvend

Sep 15 • Histori, Kulturë

Këto ditë është gjetur në arkivat e etërve Jezuit në Zagreb letra e nënshkruar nga Nëna e Nënë Terezës, Drane Bojaxhiu, me të cilën ajo lejon hyrjen në Kuvend të bijës së saj Gonxhes. Dranja në këtë letër, në njëfarë mënyre profetizon shenjtërimin e saj, pasi dëshira e saj e vetme është “ta shoh të kënaqur dhe të lumtur te Zoti në qiell.” Po e paraqesim për herë të parë të përkthyer në shqip për lexuesit e revistës sonë “Drita”/drita.info

 

Teksti i plotë i letrës i përkthyer në shqip:

Letër dëshmi me të cilën Nëna e Gonxhes ia lejon asaj hyrjen në kuvend

E nënshkruara Dranja, e veja e Kolë Bojaxhiut, kam njohur që bija ime Gonxhja, ka thirrje prej Zotit, për të shkuar për misionare. Nuk dua ta kundërshtoj vullnetin e Zotit. Me këtë ia jap lirinë e plotë, për  ta ndjekur  thirrjen e Zotit. Prej saj nuk kërkoj ndonjë ndihmë tjetër, përpos që të lutet për mua. Në veçanti ia lejoj të shkojë në Indi, ku ajo ka zgjedhur. Ja porosisë atë eproreve të sajë, që ta ruajnë, që të mund ta shoh njëherë të kënaqur dhe të lumtur te Zoti në qiell.

Shkup, më 11 korrik 1928.                               

Drania Koles

 

Këtë leje e shkroi ajo në Zyrën famullitare para meje.

Shkup, 11. VII. 1928                                         P. Anton Buković, bashkëpunëtor në famulli

Letra origjinal në kroatisht e nënëshkruar nga Drane Bojaxhiu

Shpërndaje

Comments are closed.

« »