Përballë raporteve të reja të kujdesit

Sep 15 • Meditimi i ditës

15 shtator 2017 – E premte, Shën Maria Virgjër e Dhimbshme, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Heb 5,7-9; Ps 31,2-6.15-16.20; Gjn 19,25-27 (ose: Lk 2,33-35)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, po vij sot tek Ti

se më ka marrë malli për afërsinë tënde.

Dëshiroj shumë të Të dua sikurse Ti më do mua.

Mos më ndaftë asnjëherë asgjë prej Teje.

 

Liria

Lus për hirin e fesë, të besoj

në gjithë atë çfarë do të mund të bëhesha dhe të bëja

vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,

që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe për fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Gjn 19, 25-27

 

25 Në këmbë, përbri kryqit të Jezusit, qëndronin nëna e tij, pastaj motra e nënës së tij, Maria e Klopait edhe Maria Magdalenë. 26 Jezusi, kur pa nënën e vet dhe, pranë saj, nxënësin që donte, i tha nënës:

“Grua, ja, yt bir!”

27 Pastaj i tha nxënësit:

“Ja, nëna jote!”

Prej asaj ore nxënësi e mori me vete.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Madje edhe në momentin e vdekjes së tij, zemra e Jezusit është e hapur për të gjithë ata që vuajnë. Ai e njeh dhimbjen e Marisë dhe Gjonit dhe kërkon prej tyre të bëjnë vend në jetën e tyre për njëri-tjetrin.
  • Çfarë mund të mësoj nga Maria dhe Gjoni derisa Jezusi më thërret të jetoj më afër tyre? Jezusi kërkoi prej Marisë dhe Gjonit që të bëjnë vend në jetët e tyre për marrëdhënie të rejakujdesi; a marrë edhe unë nxitje të tillë – a jam i/e ftuar për të bërë të njëjtën gjë?

 

Bashkëbisedimi

Fjalët tua, o Zot, më mësojnë  se si duhet të lus.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka që dua të them.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »