20 gjëra prej të cilave duhet hequr dorë për Kreshme

Shumë të krishterë “heqin dorë nga diçka” për Kreshme, por jo rrallë ajo ka pak ndikim në jetën e tyre dhe ecjen e tyre me Krishtin. Arsyeja është se, ne zakonisht heqim dorë nga gjëra për arsye krejt të gabuara.

Ja, 20 gjëra që mund t`i kesh parasysh për të hequr dorë prej tyre gjatë kësaj Kreshme. Porse, këto gjëra, prej të cilave duhet hequr dorë, vlejnë jo vetëm për kohën e Kreshmëve, por gjatë gjithë jetës suaj.

 

Faji – Jam i/e dashur nga Jezusi dhe ai m`i ka falur mëkatet e mia. Sot është një ditë e re dhe e kaluara është prapa.

Frika – Zoti është në anën time. Me të unë jam më shumë se një fitimtar. (shih letrën drejtuar Romakëve, 8)

Nevoja për t`i kënaqur të gjithë – Nuk mund t’i pëlqej gjithkujt. Ekziston vetëm njëri që duhet të përpiqem ta kënaq.

Zilia – Jam i/e bekuar. Vlera ime nuk gjendet në zotërimet e mia, por në marrëdhënien time me Atin tim Qiellor.

Padurimi – Koha e Zotit, është koha e përsosur.

Pretendimi për të pasur të drejtë – Bota nuk më detyron asgjë. Zoti nuk më detyron asgjë. Unë jetoj në përvujtëri dhe hir.

Pezmatimi dhe zemërimi – I vetmi person që po e lëndoj, duke i mbajtur këto, është vetja ime.

Fajësimi – Nuk do t`ia hedh fajin dikujt tjetër. Do ta marr përgjegjësinë për veprimet e mia.

Thashetheme dhe negativiteti – Do të bëj ndërtimin më të mirë në gjithçka, kur bëhet fjalë për njerëzit e tjerë. Gjithashtu, do t`i minimizoj kontaktet e mia me njerëz që janë negativë dhe toksikë, që i poshtërojnë njerëzit e tjerë.

Krahasimi – Më duhet të jap kontributin tim unik dhe këtu nuk mund të më zëvendësojë askush.

Frika nga dështimi – Nuk ke sukses pa përjetuar dështim. Vetëm sigurohu që të dështosh duke përparuar.

Shpirt varfërie – Beso në Zotin, se gjithmonë ka më shumë se mjaftueshëm dhe kurrë nuk i mungon diçka.

Ndjenjat e padenjësisë – Je krijuar frikshëm dhe mrekullisht nga krijuesi yt. (shih Psalmin 139)

Dyshimi – Beso, Zoti ka një plan për ty, që është përtej çdo gjëje që mund ta imagjinosh. E ardhmja është më e ndritshme sesa mund ta kuptosh ndonjëherë.

Vetë-keqardhja – Zoti na ngushëllon në dhimbjen tonë, në mënyrë që t’i ngushëllojmë të tjerët me ngushëllimin që kemi marrë nga Zoti.

Stagnimi – Për sa kohë që je duke marrë frymë, je këtu për një arsye. Ti ke një qëllim për të ndikuar te të tjerët për Krishtin. Kjo nuk përfundon deri në ditën kur vdesim.

Justifikimet – Një njeri i mençur dikur patë thënë, nëse ke nevojë për një justifikim, do të gjesh justifikime për çdo gjë.

Mungesa e këshillimit – Vendimet e mençura rrallë bëhen në vakum.

Krenaria – Të bekuarit/të lumturit janë të përvuajtur.

Brengosja – Zoti e ka kontrollin, brengosjet nuk do të të ndihmojnë./drita.info

(Përgatiti: Don ShtjefënDodes)

Shpëndaje: