Ditëlindja e kryeveprës “Çeta e profetëve” e Imzot Pjetër Bogdanit  

Sep 20 • Kulturë

Më 20 shtator, në kalendarin kulturor e shpirtëror shqiptar shënohet me pietet kujtimi i botimit e kryeveprës së Imzot Pjetër Bogdanit dhe monumenti i letrave shqipe  – “Çeta e profetëve”, e cila u botua më 20 shtator 1685, në qytetin e Padovës në Itali. Pasuan edhe dy botime tjera: ribotimi i në vitin 1691 dhe botimi i tretë në vitin 1702 në Venedik.

Imzot Pjetër Bogdani (lindi rreth 1625 në Has – vdiq 1689 në Prishtinë) – ipeshkëv, teolog dhe filozof shqiptar, është njëri ndër etërit e letrave shqipe, kurse libri i tij kryevepër e rilindjes sonë shqiptare. I konsideruar si libër i parë i prozës origjinale shqipe, “Çeta e profetëve” do mbetet një nga monumentet e gjuhës, kulturës dhe letrave shqipe.

Vepra “Çeta e profetëve” është vepër origjinale me përmbajtje teologjike dhe filozofike, duke ndërthurur bukur poezinë dhe elemente të shkencave shoqërore, siç shkruheshin atë kohë në botën e kulturës europiane. Gjuha e Bogdanit është një brumosje  e natyrshme e continuum-it të paraardhësve të tij, por me një avancim të ndjeshëm cilësor të shprehjeve dhe mesazhit.

Imzot Bogdani njihet për thënien programike të jetës së tij: “Fati i popullit tim, është fati im”.

Sh. B. “DRITA”, vitin e kaluar ka ribotuar dy vëllimet e Çetës së profetëve I & II, me rastin e 10 vjetorit të kalimit në amshim të transliteruesit dhe studiuesit të saj, Prof. Dr. Engjëll Sedaj. Ato mund të gjenden në libraritë kryesore të kryeqytetit dhe pranë Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë./drita.info

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »