Amabasadori  Delawie viziton Katedralen Nënë Tereza

Oct 13 • Kisha në Kosovë

Kam dashur ta vizitoj Katedralen, pasi në shugurimin e saj me 5 shtator nuk kam mundur të jam i pranishëm, ishin fjalët e Ambasadorit Delawie,  për të shprehur urimin për Shenjtëroren e Shën Nënë Terezës në Prishtinë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Delawie, dje pasdite, i shoqëruar me këshilltarin e tij të ri politik Oliver S. Mains, vizitoj Ipeshkvinë e Kosovës dhe Shenjtëroren e posa shuguruar të Shën Nënë Terezës, i cili, në mungesë të ipeshkvit Imzot Dodë Gjergji, u prit nga vikari i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, Mons. Lush Gjergji, famullitari i Prishtinës Don Fatmir Koliqi, vikari i famullisë Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj, sekretar i ipeshkvit.

Në bisedën gjysmëorëshe u bisedua për jehonën e shugurimin e shenjtërores dhe pjesëmarrjen e e shumtë të bashkësive fetare dhe institucioneve të Kosovës, trupit diplomatik në Kosovë dhe personaliteteve të kulturës dhe botës publike. Ambasadori u shpreh i kënaqur për atë që ka përcjellë përmes media, që shfaqte një mbështetje të madhe gjithpërfshirëse. Në fakt, Delawie, përmes llogarisë së tij në Twitter pati shpreh urimet për shugurimin e katedrales, duke e konsideruar një vepër të bukur në qytetin e Prishtinës.

Mons. Lush Gjergji i dhuron ambasadorit Delawie botimet e Sh.B. “Drita” në gjuhën angleze.

Ligji për bashkësitë fetare, ishte tema tjetër e diskutuar, që nga dy palët u konsideruar si çështje që duhet të aprovohet sa më shpejt, pasi nuk ka arsye për të zvarritur një ligj kaq të domosdoshëm dhe të rëndësishëm për Kosovën.

Pas takimit në Rezidencën e Ipeshkvisë, u vizitua Shenjtërorja e Nënë Terezës, gjatë së cilës Mons. Lush Gjergji i paraqiti në mënyrë panaromike stilin arkitektonik dhe pjesën artistike të punimeve në vitrazhe dhe truporet që janë të vendosura me shije në Shenjtërore. Ambasadori Delawie shprehu edhe njëherë urimin për Shenjtëroren duke e konsideruar një vepër të bukur artistike dhe simbol të pluralitetit religjioz në Kosovë./drita.info

Gjatë vizitës në Shenjtëroren Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »