A i vërej shenjat e veprimit të Zotit brenda meje?

Oct 16 • Meditimi i ditës

16 tetor 2017 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Rom 1,1-7; Ps 98,1-4; Lk 11,29-32)

 

Prania e Hyjit

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.
Ja ku jam, o Zot.
Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.
Shumë e dëshiroj fuqinë tënde që shëron.

 

Liria

Hyji nuk është trup i huaj në jetën time.
Përkundrazi, Shpirti i tij i jep jetë dëshirave të mia më të thella,
duke më nxitur butësisht në gjërat që janë të mira.
Lus për hirin shenjtërues që t`i lejoj Shpirtit Shenjt që të më mbushë me plotësi.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.
Do t`i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.
Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

Fjala e Hyjit vjen tek ne nëpërmjet Shkrimit Shenjt.
Shpirti Shenjt ma ndriçoftë mendjen dhe zemrën në mënyrë që tu përgjigjem nxitjeve të ungjillit.
Që t`i dua të afërmit si vetveten.
Që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

Lk 11, 29-32

 

29 Pasi populli shkonte gjithnjë duke u bashkuar ai filloi të flasë:
“Kjo brezni është brezni e keqe: po kërkon një shenjë! Porse nuk do t’i jepet shenjë tjetër, përveç shenjës së Jonës. 30Sikurse Jona u bë shenjë për ninivitët, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë shenjë për këtë brezni.
31 Mbretëresha e Jugut ditën e Gjyqit do të ngrihet bashkë me njerëzit e kësaj breznie dhe do t’i dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji i dheut për të dëgjuar urtinë e Salomonit. Dhe, ja, këtu është Dikush më i madh se Salomoni! 32 Njerëzit e Ninivës, ditën e Gjyqit, do të ngrihen bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojnë, sepse u kthyen me predikimin e Jonës, dhe, ja, këtu Dikush më i madh se Jona!”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Njerëzit i kërkonin, të gatshëm për të vënë re ndonjë shenjë të veprimit hyjnor, të zellshëm për të gjetur ndonjë provë se Jezusi është me të vërtetë i tillë siç paraqitej. Por problemi ishte se ata e kërkonin këtë së jashtmi.
  • Jezusi na thërret që të bëhemi të ndjeshëm ndaj veprimit të Hyjit në ne. Na thërret që të rrimë zgjuar, të jemivigjilentë, të vëmendshëm që të perceptojmë. Na jep Shpirtin Shenjt për të na ndihmuar që ta njohim se ku është duke vepruar Hyji në zemrat tona. Shenjat rreth nesh mund të na konfirmojnë atë që Hyji është duke na mësuar, por ato nuk janë të vetmet gjëra mbi të cilat mund të mbështetemi.
  • Kur e përmend “mbretëreshën e jugut” Jezusi na kujton se mbretëresha e Sabës kishte ardhur të konsultohejme Solomonin (1 Mbretërve 10, 1-5). Nëse një njeri i pasur dhe i fuqishëm kishte qenë në gjendje ta dallonte se si Hyji po vepronte në Salomonin do ta pyes veten se  çka po më pengon mua për ta pranuar plotësisht fjalën e Jezusit nëzemrën time.

 

Bashkëbisedimi

Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.
Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i gatshëm edhe të dëgjoj gjithçka ai dëshiron të më thotë.
Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës ndërsa më vështron.
Mund të jem krejt i sinqertë me Jezusin kur ia besoj të gjitha brengat dhe gëzimet e mia.
Ia hapi zemrën time kur i flas për ndjenjat e frikës dhe dyshimet e mia.
Do ta lus që të më ndihmojë që plotësisht të mund të mbështetem në përkujdesjen e tij,
i/e vetëdijshëm/e se ai gjithmonë di ç`është më së miri për mua.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash 
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »