A të intereson pozita vetjake apo dashuria para Zotit?

Oct 19 • Meditimi i ditës

19 tetor 2017 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Rom 3,21-30a; Ps 130,1-6b; Lk 11,47-54)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment dhe përpiqem të ndërgjegjësohem se Hyji është i pranishëm:

afër meje, në atë çfarë bëj, në njerëzit që i takoj,

në çdo rrethanë të përditshme në të cilat ndodhem.

Si mund ta bëj këtë realitet edhe më të gjallë?

 

Liria 

Pak janë ata që e kuptojnë

çfarë do të mund të bënte Hyji me ta

po të dorëzoheshin në duart e tij

dhe t`i lejonin që t`i formojë hiri i tij. (Shën Injaci)

Lus për hirin shenjtërues t`i dorëzohem plotësisht dashurisë së Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetën të gërshetuar me shumë marrëdhënie – raporte me natyrën, me njerëz, me Hyjin.

I vërej këto raporte dhe falënderoj për jetën që rrjedh përmes tyre.

Disa prej këtyre raporteve janë shtrembëruar, disa janë të rrënuara, disa të ndërprera:

Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.

Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala 

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu. 

 

Lk 11, 47-54

 

47 Të mjerët ju, që u ngritni përmendore profetëve, kurse etërit tuaj i patën vrarë. 48 Kështu dëshmoni se i pëlqeni veprat e etërve tuaj; ata vranë, ndërsa ju ndërtoni përmendore! 49Këndej edhe Dija e Hyjit tha: ‘Do t’u dërgoj profetë e apostuj. Ata do t’i vrasin e do t’i salvojnë disa prej tyre, 50 që prej kësaj breznie të kërkohet llogari për gjakun e derdhur të të gjithë profetëve që nga krijimi i botës: 51 prej gjakut të Abelit deri te gjaku i Zakarisë, që u vra ndërmjet lterit e shenjtërores’. Po, unë po ju them: do të kërkohet llogari prej kësaj breznie.

52 Vaj për ju, mësues të Ligjit! Ju e morët çelësin e dijes: vetë nuk hytë e, ata që deshën të hyjnë, i penguat!”

53 Kur Jezusi doli prej andej, skribët e farisenjtë filluan ta sulmojnë rëndë dhe t’i bëjnë shumë pyetje, 54 duke i ngrehur leqe për ta zënë pisk në ndonjë fjalë prej gojës së tij.

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

 Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Dijetarët e ligjit me të cilët përballet Jezusi e përdorin ligjin si armë kundër të tjerëve për të mbrojtur veten e vet. Kjo i parandalon të tjerët për të hyrë në Mbretërinë e Hyjit. Ajam i/e robëruar nga ligjet që vetë i kam krijuar? A e kaloj kohën duke u shqetësuar për pozitën vetjake para Zotit në vend që të jetoj një jetë dashurie?
  • Jezus, ti je çelësi i diturisë. Bëj që të rritem në urtësi duke të kundruar ty çdo ditë, si dhe që t`u shërbej të tjerëve në emrin tënd.

 

Bashkëbisedimi 

Ç` po ndodh në mua gjatë lutjes?

A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?

E paramendoj Jezusin se si është duke ndenjur apo ulur pranë meje

Dhe flas me të për të gjitha çfarë ndjej.

 

Përmbyllja 

Faleminderit, o Zot, për çdo nxitje që më dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »