Imzot Dodë Gjergji pret në vizitë ambasadorin e ri Gjerman në Kosovë, Sh. T. Christian Heldt
Sot, më 19 tetor, në orët e paraditës, Imzot Dodë Gjergji, ka pritur në vizitë ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Sh. T. Christian Heldt, me dy bashkëpunëtorët e tij.
Për dy orë, sa ka zgjatur vizita e ambasadorit në Rezidencën e Ipeshkvisë në Prishtinë, Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji, e ka njohur për situatën aktuale në Kosovë, dialogun ndërfetarë, ekumenizmin e krishterë, raportet me Shtetin dhe gjendjen e katolikëve në Kosovë.
Ambasadori Heldt shprehi falënderimet e tija për bisedën e ngrohtë dhe njohjen me një realitet të ri, siç tha ai, që ngadalë po e mëson në veprimtarinë e tij që ka filluar në Kosovë, pak muaj më parë.
Ambasadori Heldt ka një karierë të madhe diplomatike. Ai ka shërbyer në vendet e rëndësishme europiane: Francë, Belgjikë, Luksemburg, Holandë dhe së fundi pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan.
Dy palët shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit të ngushtë për të kontribuar në të mirë të qytetarëve të vendit tonë, ashtu siç kanë bashkëpunuar dy Institucionet edhe në të kaluarën./drita.info
« A të intereson pozita vetjake apo dashuria para Zotit? E e lus Zotin që mos të jetoj me frikë por me besim? »