Un prej Zotit jam i kështenë

Oct 23 • Këndvështrime

Lutja “Un prej Zotit jam i kështenë” është një lutje tradicionale shumë e dashur nga të krishterët shqiptarë, e lutur ndër shekuj, ndër gjenerata dhe prej të gjitha moshave. 
Rima e bukur gege e kësaj lutje lehtësisht absorbohet, kurse përmbajtja e saj të fut në misterin e Tirinsë së Shenjtë, për të të vetëdijesuar për identitetin shpirtëror që kemi. 
Lutja është frymëmarrja e të krishterëve, thonë etërit e përshpirtërisë dhe teologët e mëdhenj të krishterë. 
Një popull që lutet ai rritet e zhvillohet në tërësi; shpirtërisht, kulturalisht e materialisht. Sa dhe si luten shqiptarët?!

 

UN PREJ ZOTIT

Un prej Zotit jam i kështenë,
E kështu due gjithmonë me kenë.
Qysh at ditë qi më kanë pagzue,
Në ket fe shejte jam i shkrue;

E në ket fe un due me rrnue,
Kam me dekë e s’kam m’e lëshue,
Pse e di mirë se s’ka shelbim 
Per ata qi s’janë kështenim.

Feja e Krishtit ne na mëson 
Se i’Zot vetun në qiellë sudnon;
E ky Zot s’ka pasë fillim,
As s’ka kurr per të pasë mbarim.

Aj i Lumi më ka krijue 
Per m’e dashtë e m’e ndigiue;
E nji ditë ka me më gjikue,
O në Parriz o në ferr me më çue.

Nji Zot vetem, tjeter s’ka,
Por prej fes dijmë edhe ma: 
Se në ket Zot, janë, po, tre Vetë 
Me’i natyrë e me’i pushtet,
Me nji të kenun e hyjni,
E ju thonë Shejtja Trini:
Ati, Biri e Shpirti Shejt.

Veti i dytë qi dijmë se a Biri,
Per ne desht m’u bamun nieri:
E u ba nieri me na pështue
Prej robnis së djallit të mallkue;
Pse në dore të ti na kjeme shti 
Prej Adamit me’i mëkat të zi.

Biri i Zotit, nieri u ba,
Jezu Krisht emnin e ka.
Aj na leu prej Zojës së Bekueme 
Me nji mënyrë gjith të mrekullueme.

Tridhetë vjet kur muer me i kapë,
Fen e vet duel per m’e hapë;
Ndej tri vjet tue predikue 
Fen qi Zoti vetë ka çue:
E forcoj me mrekulli 
Qi shum bani per dishmi.

Tek e mbramja per mëkatnorë
Ja lëshoj vedin Çfutve në dorë,
Qi e rrahen e e munduen,
Kryet me ferra ja rrethuen;
Mbasandej per të madh poshtnim,
E kryqzuene për shembtim.

Por prej deke Krishti u njallë
Edhe e mujti anmikun djallë;
E në qiellë hypi gjith lumnue 
Me ardhë nji ditë me na gjykue.

Kush t’a mbajë ket fe të vertetë 
E me vepra t’a nderojë,
Ai shelbimin ka me gjetë 
E Tenzonë gjithmonë do të gëzojë.

Ashtu Kjoftë.

(Marrë nga: Shujta shpirtërore, libër uratës, përpiluar nga Don Gaspër Gjini, Drita, 1978, 1986, 1991, 2002, f. 292-294)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »