Qëllimi i jetës, më shumë se komoditet
26 tetor 2017 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Rom 6,19-23; Ps 1,1-4.6; Lk 12,49-53)
Prania e Hyjit
Teksa jam duke qëndruar këtu, të rrahurat e zemrës sime, ritmi i frymëmarrjes, lëvizjet e mendjes,
të gjitha këto janë shenja se Hyji është duke më krijuar vazhdimisht.
Ndalem një moment, dhe bëhem i/e vetëdijshëm/e për praninë e Hyjit në mua.
Liria
Pak janë ata njerëz që e kuptojnë
se çfarë do të mund të bënte Hyji me ta
po të dorëzoheshin në duart e tij
dhe t`i lejonin që t`i formojë hiri i tij. (Shën Injaci)
Lus për hirin e dorëzimit të plotë në dashurinë e Hyjit.
Ndërgjegjësimi
E pyes veten, çfarë jam duke ndier sot në vetvete?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?
Nëse diçka nga kjo ekziston në mua,
a mund të provoj t`i largoj këto brenga që po më shqetësojnë?
Fjala
O Zot, je bërë njeri për të biseduar me mua;
ke ecur dhe punuar përmbi këtë tokë; ke pësuar të nxehtët dhe të ftohtët.
Koha që e ke kaluar mbi tokë ka qenë e mbushur me kujdesin për njerëz.
Ke shëruar të sëmurë, ke ringjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.
Lk 12, 49-53
49 “Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj të ishte tashmë i ndezur flakë! 50 E po, më duhet të pagëzohem me pagëzim, e sa ngushtë jam derisa të kryhet!
51 A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo, po ju them, por përçarjen! 52 Që tani, për të vërtetë, pesë anëtarë në një shtëpi, do të jenë të ndarë: tre kundër dyve e dy kundër treve:
53 babai do të zihet me djalin,
e djali me babain,
nëna me të bijën,
e bija me t’ëmën,
vjehrra me të renë
e reja me vjehrrën.”
Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Jezusi i ëmbël,zemërbutë e i përvujtë? Komoditeti dhe jeta me qejfe s`janë modele sipas të cilave duhet formësuar jetën tonë dhe kurrë s`guxojmë t`i imponojmë apo t`i kërkojmë.
• Rezultatet do të vijnë nëse e kemi rregulluar si duhet jetën.
Bashkëbisedimi
Nganjëherë nuk di çka do të thosha në takimin personal me ty.
Ndoshta do të mund të thosha faleminderit, o Zot që je gjithmonë këtu.
E di me siguri se ka pasur momente kur më ke mbartur
dhe me fuqinë tënde i kam tejkaluar dhe mbijetuar kohët e vështira në jetën time.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Ndre Durrsaku, profesor i Universitetit të Durrësit (“Studium generale“), i pari i këtij lloji në Ballkan! FORMOHET KLUBI I BASKETBOLLIT KB “DON BOSKO” – PRISHTINË »