FORMOHET KLUBI I BASKETBOLLIT KB “DON BOSKO” – PRISHTINË

Oct 26 • Kulturë

Duke respektuar misionin e QSE “Don Bosko” në punën me të rinjtë, QSE “Don Bosko” në Prishtinë ka formuar klubin e basketbollit KB “Don Bosko”.

Klubi KB “Don Bosko” do të udhëhiqet nga ish basketbollisti i mirënjohur Valentin Spaqi.

Klubi jonë garon në ligën e dytë të Kosovës dhe në vete ka nxënës, ish nxënës të shkollës sonë si dhe të rinj të cilët kanë talent në këtë fushë.

Qëllimi i krijimit të këtij klubi, është që te rinjve të Prishtinës, tu ofrohet një ambient ku ata mund ta shprehin talentin e tyre dhe njëkohësisht të afirmojnë edhe vlerat e tyre.

Dje klubi jonë zhvilloi ndeshjen e parë në ligë si mysafir të klubit të Drenasit KB “Sfera”.

Ndeshja përfundoi në të mirë të ekipit vendas.

Ne e falënderojmë KB “Sfera” për pritjen dhe klubin tonë e urojmë për një fillim të mbarë, për një garë korrekte duke shpalosur vlerat të cilat misioni ynë I promovon

Po ashtu në kuadër të qendrës tonë është hapur edhe Akademia e Basketbollit e cila udhëhiqet nga trajneri Mark Rodiqi.

Burimi i informacionit: http://www.donbosko-kosova.com/formohet-klubi-basketbollit-kb-don-bosko/

Shpërndaje

Comments are closed.

« »