Jezusi nuk i thirrë të gjithë në të njëjtën mënyrë

Oct 28 • Meditimi i ditës

 

28 tetor 2017 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

Shën Simoni e Shën Juda, apostuj 

(Leximet e ditës: Ef 2,19-22; Ps 19,2-5; Lk 6,12-19)

 

Prania e Hyjit 

E marr me mend, teksa jam duke ndenjur këtu tani,

Hyji është duke më vështruar me dashamirësi dhe dashuri

duke më lejuar që të ekzistoj.

Një moment do të ndalem dhe do të mendoj për këtë.

 

Liria

Hyji sillej me mu ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë: më mësonte. (Shën Injaci)
Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra për të cilat Hyji duhet të më mësojë,
dhe do të lus për hirin që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.



Ndërgjegjësimi

 O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet të dëgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 


 

Lk 6, 12-19

 

12 Ndër ato ditë Jezusi shkoi në një mal për t’u lutur. Natën e kaloi duke iu lutur Hyjit. 13 Kur zbardhi drita, i thirri nxënësit e vet e prej tyre zgjodhi dymbëdhjetë, të cilët edhe i quajti apostuj: 14 Simonin, të cilin e quajti edhe Pjetër, Andreun, vëllanë e tij, Jakobin e Gjonin, Filipin e Bartolomeun, 15 Mateun, e Tomën, Jakobin e Alfeut, Simonin që quhej Zelltar, 16 Judën e Jakobit edhe Judën Iskariot, i cili u bë tradhtar.

17 Pastaj zbriti bashkë me ta e zuri vend në rrafshinë. Ishte aty një shumicë e madhe nxënësish të tij dhe një turmë e madhe e popullit prej mbarë Judesë, prej Jerusalemit dhe prej bregut të detit të Tirit e të Sidonit, 18 që kishin ardhur për ta dëgjuar e për t’u shëruar prej sëmundjeve të veta. Shëroheshin edhe ata që i mundonin shpirtrat e ndytë. 19 Të gjithë këta njerëz kërkonin ta preknin, sepse prej tij dilte një fuqi që shëronte gjithkënd.

 


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi i thërriste njerëzit që ta ndiqnin atëpor nuk i thërriste të gjithë në të njëjtën mënyrë. Nxënësit e jetonin thirrjen e tyre duke shkuar pas Jezusit në udhëtimet e tij, duke e shoqëruar atë në misionin e tij.
  • Nuk ka grada  thirrjen e nxënësve. Çdonjëri prej nesh përpiqet të jetojë thirrjen e Jezusit sa më mirë të jetë e mundurnë një mënyrë që i përshtatet situatave dhe rrethanave të jetës sonë.

 

 

Bashkëbisedimi

Si e kam përjetuar Fjalën e Hyjit? A më ka lënë të ftohtë?

A më ka ngushëlluar apo nxitur që të veproj më ndryshe?

E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo ulur pranë meje,

i drejtohem dhe i tregoj për të gjitha çfarë ndjej.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kohës së lutjes sime mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »