Imzot Dodë Gjergji do të dhurojë kelkun e meshës motrave të Nënë Terezës në Kalkutë!

Oct 29 • Kisha në Kosovë

“Kelkun e shenjtë, me të cilën do ta kremtoj sot meshën, do t’iu dhuroj motrave të Shën Nënë Terezës në Kalkultë” – ishin fjalët e Imzot Dodë Gjergjit, në fund të homelisë së sotme, në meshën e orës 11:00 në Shenjtëroren Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

“Kur jam shuguruar ipeshkëv, në vitin 2006, shumë i dashuri paraardhësi im, Imzot Mark Sopi më kishte dhuruar një kelk, me të cilën sot do të kremtoj meshën e shenjtë, dhe të njëjtin gjatë shtegtimit tim te varri i Shën Nënë Terezës në Kalkuta të Indisë, që do ta realizoj në nëntor, do ta kremtoj meshën atje dhe do t’iu dhuroj motrave të Shën Nënë Terezës. Kam vendosur të veproj në këtë mënyrë, për ta falënderuar Zotin për të gjitha dhuratat që na i ka dhënë gjatë këtyre viteve të fundit, për ndërtimin e kësaj Shenjtëroreje, për bamirësit dhe gjithë ju. Prandaj, ju kërkoj që të më përcillni me lutjet e juaja në këtë shtegtim.” – e shpjegoj ipeshkvi motivacionin e kësaj dhurate shumë simbolike e domethënëse dhe kërkoi lutjet e bashkësisë sonë.

Në muajin nëntor ipeshkvi i Kosovës do të shtegtojë në Kalkuta të Indisë, në vendin ku Shën Nënë Tereza ka shërbyer të varfërve ndër më të varfër dhe ky gjendet edhe varri i saj, që tashmë është shndërruar në një vend shtegtimesh mbarëbotërore. Ai do të takohet me argjipeshkvin e Kalkutës Sh. T. Mons. Thomas D’Souza, Motrat Misionaret e Dashurisë që e vazhdojnë veprën e shenjtë të Shën Nënë Terezës dhe me disa meshtarë vëllezër misionarë të dashurisë. /drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »