Si sillesh me ndjenjat e tua të frikës dhe pasigurisë?

Oct 29 • Meditimi i ditës

29 tetor 2017 – E diela 30-të gjatë vitit (A), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dal 22,20-26; Ps 18,2-4.47.51ab; 1Sol 1,5c-10; Mt 22,34-40)

 

Prania e Hyjit

Tashti të gjitha mendimet po i orientoj drejt teje, o Zot.

Po i lë anash të gjitha brengat dhe preokupimet e mia

Dhe po kërkoj pushim dhe freski në afërsinë tënde.

 

Liria

Lehtë është të biesh në grackën e pasurisë së kësaj bote.

Më jep hirin, o Zot, që të mund të jem i/e lirë nga lakmia dhe egoizmi.

Ma përkujto se gjërat më të mira në jetë janë falë – gratis.

Dashuria, buzëqeshja, përkujdesja dhe bashkimi.

 

Ndërgjegjësimi

Të jesh i/e vetëdijshëm/e për diçka do të thotë këtë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e se ma ke dhuruar jetën;

Faleminderit për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso se si të koncentrohem dhe të jem i/e qetë dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.

Ta vërej bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë duhet qenë i/e vetëdijshëm/e se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 22,34-40

 

34 Farisenjtë, kur morën vesh se ua mbylli gojën saducenjve, u bashkuan 35 dhe njëri prej tyre [mësues Ligji], për ta vënë në provë, e pyeti:

36 “Mësues, cili është më i madhi urdhërim i Ligjit?”

37 Jezusi u përgjigj:

Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde! 38 Ky është më i madhi dhe i pari urdhërim. 39I dyti është i barabartë me të: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!’ 40 Në këto dy urdhërime varet i tërë Ligji dhe Profetët.”

 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Duket se farisenjtë veprojnë nga frika dhe pasiguria. Jezusi i kishte heshtur rivalët e tyre nga më të mëdhenjtë, saducenjtë, dhe tani ata po e kërkojnë ndihmën e tyre. Por Jezusi paraqet një sfidë duke shpallur asgjë tjetër përveç mësimit themelor të besimit hebre.
  • Udhëheqës të mëdhenj janë ata që krijojnë atë rreth së cilës të gjithë pajtohen qartë dhe mendojnë se kanë të drejtë. Ata e dinë se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë nuk është. A mendon se farisenjtë shkuan të kënaqur me përgjigjen e Jezusit?
  • Në secilin prej nesh ekziston një farise i vogël. Edhe ne i kemi ndjenjat tona të frikës dhe pasiguritë tona, kërkojmë sigurinë, dhe na duhet ndihmë për t’i përcaktuar prioritetet. A ke menduar ta pyesësh Jezusin për atë që ai mendon se është e rëndësishme për ty?

 

Bashkëbisedimi

E filloj bisedën me Jezusin mbi tekstin e Shkrimit Shenjt që pikërisht e lexova.

Çfarë më nxiti më së shumti të mendoj?

Ndoshta nëpërmjet atij rreshti të tekstit në sipërfaqen e vetëdijes sime

Ngadalë nga kujtesa dalin fjalët e mikut, apo ndonjë tregim që e kam dëgjuar para pak kohe.

Nëse është ashtu, a po e ndriçon tregimi atë çfarë mundohet të më thotë teksti i Shkrimit Shenjt?

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »