Mbahet turniri dioqezan i futbollit “Imzot Mark Sopi” 2017

Oct 30 • Kisha në Kosovë

Turniri tradicional dioqezan në futboll të vogël “Imzot Mark Sopi”, i cili tradicionalisht mbahet në fundit të muajit tetor, sivjet u mbajt këtë të shtunë, më 28 tetor, në sallën sportive “Don Bosko” në Prishtinë.

Në atmosferën miqësore sportive u takun 20 ekipe nga famulli të ndryshme të Kosovës për të marr pjesë në këtë turnir të përvjetshëm të organizuar nga Kisha Katolike në Kosovë. Këtë aktivit sportive e përshëndeti edhe ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili u shpreh se është i gëzuar në mesin e kaq shumët të rinjve dhe i porositi ata të tregojnë kulturë sportive, takim miqësor dhe të shfrytëzojnë këtë ditë për t’u miqësuar ndërmjet veti, që të mund të përçojnë mesazh gëzimi dhe vëllazërie.

Sivjet, për herë të parë mori pjesë edhe Famullia e re e Llapushnikut, e cila tash një vjet ka kishën e Shën Abrahamit, kurse sivjet është shpallur Famulli në vete.

Finalen e sivjetme e ka fituar ekipi i Famullisë së Binçës, i cili e mundi ekipin e Famullisë së Budisalcit.

Përveç kupës së fituesit, u ndan edhe kupa për lojtarin më të mirë dhe golashënuesin më të mirë të turnirit./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »