Shenjtërit, ata që nuk mendonin se ishin të shenjtë

Nov 1 • Meditimi i ditës

1 nëntor 2017 – E mërkurë, TË GJITHË SHENJTËRIT, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zb 7,2-4.9-14; Ps 24,1-6; 1Gjn 3,1-3; Mt 5,1-12a)

 

Prania e Hyjit

Jezusi pret për të hyrë në zemrën time, në heshtje dhe pa rënë në sy.

Ai vjen me dashuri dhe pushtet të pamasë.

Të më përshkojë gëzimi që jam në afërsinë e tij.

 

Liria

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime që të lejoj të robërohem me frikën dhe pritjen se çfarë do të “nevojitej” apo “duhej” të isha.

Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe pjekurisë sime.

Do të lus për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme

dhe të mund të arrij diçka të re prej asaj çfarë Hyji kërkon nga unë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,

i vështroj me sinqeritet përjetimet e ditës së kaluar,

ngritjet në maja, uljet poshtë dhe atë mesataren e përditshme.

A mund ta vërej ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me mbështetje, me besim.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe me të marrit vesh; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mt 5, 1-12

 

1 Jezusi, kur pa turmën, u ngjit në mal. Kur u ul, iu afruan nxënësit e tij. 2 Atëherë mori fjalën dhe i mësoi duke thënë:

3 “Lum skamnorët në shpirt

sepse e tyre është Mbretëria e qiejve!

4 Lum ata që qajnë

sepse do të ngushëllohen!

5 Lum ata që janë të butë

sepse do ta trashëgojnë tokën!

6 Lum ata që kanë uri e etje për drejtësi

sepse do të ngihen!

7 Lum të mëshirshmit

sepse do të gjejnë mëshirë!

8 Lum ata që janë të pastër në zemër

sepse do ta shohin Hyjin.

9 Lum pajtuesit

sepse do të quhen bijtë e Hyjit.

10 Lum ata që salvohen pse kryejnë çka Hyji kërkon

sepse e tyre është Mbretëria e qiejve.

11 Të lumët ju kur t’ju shajnë e t’ju salvojnë dhe kur, për shkakun tim, t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë! 12 Gëzohuni e galdoni, sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell! Jo po, kështu i salvuan edhe profetët para jush!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • E kremtja e sotme përfshin të gjithë shenjtërit të cilët kurrë nuk kanë qenë të kanonizuar (të shpallur shenjtë). Ata janë nënat dhe baballarët të cilëtpatën qëndruar besnikë ndaj njëri-tjetrit dhe familjeve të tyre, gratë dhe burrat që pa rënë në sy patën bërë vepra të mira, ata që e patën gjetur Zotinnë vuajtjet që i duronin. Festa përfshin të gjithë ata që i kemi dashur dhe për të cilët kemi menduar; ata të cilët nuk e patën konsideruar veten të ishintë shenjtë, por që mirësia e të cilëve ishte e dukshme për ata që ishin të afërt me ta.
  • A i takoj edhe unë këtij grupi të njerëzve?

 

Bashkëbisedimi

Nuk po më vijnë lehtë fjalët, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shihe dëshirën e madhe për paqe.

Më ruaj, o Zot. E di se gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »