75 vjeçari që pastron çdo ditë shtatoren e Shën Terezës (VIDEO)

Nov 4 • Opinion

Plaku 75 vjeçar, me emrin Faik Sefa, për vite të tëra kujdeset në pastrimin e ambientit rreth shtatoren së Shën Nënë Terezës në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Plaku thotë se shtatoren Nënë Tereza e vizitojnë shumë njerëz, para saj bëjnë fotografi, për atë ai dëshiron që ky ambient të jetë i pastër, ashtu si i ka hije këtij personaliteti të madhe të kombit tonë. Jam i kënaqur, thotë plaku plotë sinqeritet, që mund të bëjë diçka për këtë njeri të madh që e kemi.

Faik Sefa, të cilit edhe duart i dridhen, thotë se përkujdesjen për këtë ambient e ndien si obligim moral dhe se këtë punë e bënë krejt në mënyrë vullnetare.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga televizioni klankosova.tv.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »