Bekohet kisha e re në Smaq

Nov 6 • Kisha në Kosovë

Këtë të diele, të  5 nëntorit, në përvjetorin e parë të lumnimit të 38 martirëve shqiptarë të komunizmit, u bë bekimi i kishës së re në Smaq – Famullia e Bishtazhinit (Gjakovë), e cila, në mes tjerësh, i kushtohet edhekëtyre dëshmitarëve të fesë dhe të kombit. 

Kisha e re, që i kushtohettë gjithë martirëve dhe shenjtërve shqiptarë, është e ndërtuar nënjëkodrinë, pikërisht në themelet e kishëssë dikurshme, ku qëndronte Famullia nga viti 1926 deri në vitin 1963.

Në vitin 1960 kisha kishte filluar të dobësohej për arsye të lëvizjes së tokës dhe konstruksioni ishte aq i dobët saqë vendoset të ndërtohet kisha e re famullitare afër fshatrave dhe rrugës kryesore në fshatin Bishtazhin.

Rinovimi i kësaj kishe ka një rëndësi të veçantë pasi këtu gjatë vitit 1941, nga e premtja deri në të hënën e Pashkëve, janë masakruar besimtarë të kësaj famullie nga pushteti i atëhershëm komunist – in odiumfidei – për shkak të urrejtjes ndaj fesë, dmth. për shkak se ishin katolikë. Këtë e dëshmon edhe meshtari Don LukaFiliq, ish famullitar i Bishtazhinit. Këto ishin edhe arsyet pse besimtarët e kësaj pjese, bashkë me famullitarin Don MarjanDemaj, e nisën rinovimin e kësaj kishe, si kujtesëe rëndësishme kishtare. Besimtarët e Smaqit I dhe Smaqit II u treguan zemërgjerë dhe kontribuuan në ndërtimin e kësaj kishe.

Meshën e ditës dhe bekimin e bëri Imzot ZefGashi, argjipeshkëv emeritusi Tivarit, i cili në homelinë e rastit tregoi rëndësinë e kësaj kishe për banorët e Samqit dhe të rrethit, përkatësisht famullisë së Bishtazhinit, duke e lidhur edhe me rolin e Kishës Katolike në popullin tonë, e cila në situata të vështira ka qenë një Nënë për bijtë e vet – popullin tonë. Populli ynë ka dhënë shumë martirë të fesë e të atdheut, – u shpreh argjipeshkvi – të cilët me gjak kanë mbrojtur vlerat që e kanë përshkuar qenien tonë gjatë shekujve. Kisha e shenjtë është tempull i Hyjit dhe për këtë arsye duhet ta duam për të jetuar e dëshmuar jetën tonë të krishterë, si pasardhës të burrave e grave të mëdhenj të popullit tonë. Kjo kishë e ndërtuar në kodër – ishin, mes të tjerave, fjalët e Imzot Gashit – le të jetë simbolikë e lartësimit tuaj, që të jeni sa më afër Zotit e në praninë e tij të shëlboheni./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »