Veprat e vogla me dashuri të madhe

Nov 11 • Meditimi i ditës

11 nëntor 2017 – E shtunë, Shën Martini i Tursit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Rom 16,3-9.16.22-27; Ps 145,2-5.10-11; Lk 16,9-15)

 

Prania e Hyjit

Sa më shumë i përgjërohemi Zotit, aq më shumë e ndiejmë praninë e tij.
Prej dite në ditë, gjithnjë e më shumë, na tërheq kah Zemra jote e butë.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.
Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën e kaluar, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të falënderohem.

Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Lk 16, 9-15

 

9 Ndërsa unë po ju them: fitoni për vete miq me anë të pasurisë së rreme të kësaj bote që, kur kjo t’ju mungojë, t’ju pranojnë në banesat e amshuara.
10 Kush është besnik në gjëra të vogla, është besnik edhe në gjëra të mëdha; e kush nuk është besnik në gjëra të vogla, ai nuk është besnik as në gjëra të mëdha. 11 Po qe se nuk u dëftuat besnikë në pasurinë e rreme, kush do t’jua besojë pasurinë e vërtetë? 12 Po qe se nuk u dëftuat të besueshëm në gjënë e huaj, kush do t’jua japë tuajën?
13 Asnjë shërbëtor nuk mund t’u shërbejë njëkohësisht dy zotërinjve:
Sepse, ose do ta urrejë njërin e tjetrin do ta dojë, ose pas njërit do të shkojë e tjetrin do ta përbuzë. Nuk mund t’i shërbeni Hyjit dhe pasurisë.”

14 Të gjitha këto po i dëgjonin farisenjtë që s’i ngin gjë me para dhe e përqeshnin. 15 Jezusi u tha:

“Ju dini të paraqiteni para njerëzve të drejtë, porse Hyji i njeh zemrat tuaja! Veçse, çka është e madhërueshme para njerëzve, është ndyrësi para Hyjit.

 

Çka po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kushështë besnik në gjëra të vogla do të jetë besnik edhe në gjëra të mëdha. O Zot, po më fton të synoj heqjen e plotë të pandershmërisë, gjysmë të vërtetave dhe kënaqësive të pista.
    • Terezja e Lizjës (e Jezusit Fëmijë) rrugën e saj të vogël e kishte bazuar në këtë: besnikëria është lule dashurie për të cilën asgjë s`është e vogël. Kur e përgatis një dhuratë për atë që e duaçdo detal është i rëndësishëm – dhe e bëj këtë me gëzim.

 

Bashkëbisedimi

Ç`ndodh në mua kur lus?
A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?
E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo është ulur pranë meje
dhe ia paraqes të gjitha çfarë ndiej.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »