Si sillem me “të vegjlit”?

Nov 13 • Meditimi i ditës

13 nëntor 2017 – E hëne, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Urt 1,1-7; Ps 139,1-10: Lk 17,1-6)

 

Prania e Hyjit

O Zot, ti je këtu dhe gjithmonë më pret.

Mos qofsha kurrë aq tepër i/e preokupuar në punë sa të mos mundja të gjeja kohë dhe të jem me ty.

 

Liria

Trungu i trashë dhe i shtrembër i pemës kurrë nuk do të besonte
se mund të bëhet statujë, vepër e mrekullueshme artistike,
dhe kurrë nuk do t`i nënshtrohej daltës së skulptorit,
i cili me gjeninë e tij i sheh te gjitha mundësitë çka mund të dalë nga ky trung (Shën Injaci)
Lus për hirin që të lejoj të formohem me dorën e Krijuesit tim të dashur.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – raporte, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto raporte dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
Disa prej këtyre raporteve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndihem i hidhëruar, i zemëruar, i zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Lk 17, 1-6

 

1 Jezusi u tha nxënësve të vet:

“Është e pamundur që të mos vijnë shkandujt, porse, vaj për atë njeri, nëpër të cilin vijnë. 2 Më mirë do të ishte për të t’i lidhej për qafe guri i mullirit dhe të hidhej në det se të shkandullojë njërin prej këtyre të vegjëlve. 3 Ruajuni fort!

Po mëkatoi vëllai yt, qortoje. Po u pendua, fale! 4 Edhe po qe se shtatë herë në ditë gabon kundrejt teje e shtatë herë të drejtohet i penduar e të thotë:

‘Më vjen keq’!, fale!”

5 Apostujt i drejtuan Zotërisë këtë lutje:

“Na e shto fenë!”

6 Zotëria u tha:

“Po të kishit fe aq sa është kokrra e sinapit, do t’i thoshit këtij mani: ‘Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det!’ e ai do t’ju dëgjonte.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt: 

 

  • “Të vegjlit”, do të thotë njerëzit e lëndueshëm që nuk mund të mbrohen. A e kam ofenduar apo nënçmuar ndonjëherë ndokënd që ka qenë më i/e dobët se unë? A i ngacmoj të tjerët? Nëse është kështu do ta lus Zotin për falje dhe do të lus për ata të cilëve ua kam marrë lumturinë.
  • A më konsiderojnë njerëzit njeri që lehtë fal? Jezusi kurrë askujt nuk i ka bërë padrejtësi dhe unë duhet të bëhem si ai në mënyrë që të jem nxënësi i tij i vërtetë.

 

Bashkebisedimi

Jezus i dashur, po ta hapi zemrën.

Mund të të them gjithçka më mundon.

E di që kujdesesh për të gjitha ato gjëra që ndërlidhen me jetën time.

Më mëso që të jetoj në dijeni se ti përkujdesesh sot për mua,

se do të përkujdesesh edhe të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »