Imzot Dodë Gjergji ia dhuron kelkun personal Eprores së Motrave të Nënë Terezës në Kalkuta

Nov 13 • Kisha në Kosovë

Po e përcjellim shtegtimin e ipeshkvit tonë, Imzot Dodë Gjergjit në Kalkuta të Indisë, tek varri i Shën Nënë Terezës. Në ditën e tretë të tij, ipeshkvi i shoqëruar nga argjipeshkvi i Kalkutës D’Sousa, vizitoj motrat e Nënë Terezës, ku iu bë një pritje shumë e përzemërt nga Eprorja e Misionareve të Dashurisë, m. María Prema Pierick, bashkë me motrat tjera, rreshtaret dhe vullnetarët laikë.

Me këtë rast, Imzot Gjergji ia dhuroi kelkun e shenjtë m. Prema, atë kelk të cilin ia kishte dhuruar i ndjeri Imzot Mark Sopi. Në fakt, ky kelk ka një simbolikë të rëndësishme në jetën e Ipeshkvit, pasi me të ka kremtuar meshën e parë si ipeshkëv, po edhe meshën në shenjtëroren e posa shuguruar kushtuar Shën Nënë Terezës në Prishtinë. Tani ky kelk do të qëndrojë në Kishën e varrit të Shën Nënë Terezës, si kujtim i përhershëm nga Ipeshkvi dhe Kisha e Kosovës./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »