Selia e Shenjtë  në UNESCO: arsim, kulturë e fe, kundër terrorizmit

Nov 13 • Kisha në botë

Në sesionin e 39-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, në Paris, në të cilën ka merr pjesë edhe vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë, Imzot Francesco Follo. Imzot Follo ka paraqitur bindjet dhe qëndrimin e Vatikanit në lidhje me mposhtjen e fenomenit të terorizmi pëmes një edukimi të tërësishëm. Ndër temat e prekura ishte edhe raporti ndaj emigrantëve të shumtë që kanë mbërri në botën perëndimore.

 

“Kur flasim për alfabetizimin, mbështetemi mbi bazën ose mbi njohuritë fillestare të kulturës së shkruar”. Askush nuk duhet të mbetet pa këto njohuri! Objektivi i parë i alfabetizimit është t’u krijojë miliona njerëzve mundësitë për të komunikuar lehtësisht ndërmjet tyre e të kenë një jetë ekonomike dhe shoqërore më të lehtë. Nuk duhet harruar as ai, që jeton  në skutat e shoqërisë, sepse i mungon mundësia të marrë arsimin e duhur. Këtë theksoi – njofton Radio Vatikani – Imzot Francesco Follo, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë UNESCO-s, duke folur para sesionit të 39-të të Konferencës së  Përgjithshme të  Organizatës, që vijon në Paris.

Sipas Imzot Follos – njofton agjencia Sir – ndjehet nevoja për rikthimin tek rrënjët jetike të arsimit, të kulturës e të fesë, për ta mundur terrorizmin.  Prelati kujtoi edhe nevojën e atyre, që arrijnë në viset tona, emigrantët, e që duhet t’i ndihmojmë të ndjehen si në shtëpi të vet, si në një atdhe të dytë. “E kemi për detyrë – vijoi – që pasuritë e kulturës sonë t’u paraqiten si të ishin  pasuri që u përket edhe atyre”.

“Na takon edhe detyra të jemi vullnetmirë, në mënyrë që çdo emigrant i ardhur tek ne, të gjejë jo vetëm punë e paqe, por edhe ushqim intelektual e shpirtëror, të përgatitur edhe për të” – shpjegoi imzot Follo. Niset nga ky ushqim, mesazhi i dashurisë për të afërmin, falja e armiqve, barazia e të gjithëve para Absolutit, tipike për etikën e krishterë./drita.info

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »